FRANCE-Në Paris mbërrijnë taksitë fluturuese. Janë Sea Bubbles dhe janë ideuar nga një grup francez ku punojnë inxhinierë të Formula 1. Taksitë kanë bërë udhëtimin e parë në 22 maj mbi Sene, por ideja është të revolucionarizojnë transportin publik qytetar.
“Zvogëlon ndotjen, por edhe zhurmat’. Anija fluturuese është plotësisht elektrike dhe mund të arrijë deri në 30km/orë. Mund të mbajë katër pasagjerë edhe shoferin. Mjetet janë në ekspozitë në panairin e Parisit “Viva Tech”.




