• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Stenda e “UET PRESS”/ Romani “SARAH” i Alfred Pezës tërheq qindra lexues
Home
Aktualitet
Media

Stenda e “UET PRESS”/ Romani “SARAH” i Alfred Pezës tërheq qindra lexues

16 November, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Media

Është pritur me interes në ditën e parë të panairit romani “Sarah” i gazetarit Alfred Peza. Ardhja e parë në botën e letrave duket e suksesshme për Pezën, i cili ka bërë për vete jo vetëm lexuesit por edhe kritikën. Ne diten e pare, qe ne hapje te Panairit te Librit, qindra lexues janë afruar në stendën e botimeve UET Press për të blerë romanin “Sarah” dhe për të biseduar me autorin.

Për drejtuesen e botimeve UET Press, Alda Bardhylin, ky libër pritet të jetë një ndër librat më të kërkuar të panairit për vetë interesin që lexuesit kanë ngjallur për këtë autor që ditën e parë të Panairit.

“Ka shumë arsye pse “Sarah”, është një libër që është pritur mirë nga lexuesi dhe kritika. Duket që ndërthurja e letërsisë me historinë sjellë me një stil ndryshe nga Peza, e bën librin grishës për lexuesin”,- thotë Bardhyli.

I pyetur nga gazeta “MAPO”, se si e komenton ai kete sukses te menjehreshem, Peza u shpreh se “Sarah” besoj se erdhi në letërsinë shqipe ndryshe. Siç edhe personazhi vetë, ishte në jetën reale. Erdhi me një temë ndryshe, me subjekt ndryshe, me personazhe ndryshe dhe në një kohë ndryshe për botimet dhe letërsinë në përgjithësi.

Si të mos mjaftonin këto, edhe promovimi i romanit ‘Sarah’ u bë ndryshe, duke nisur nga kopertina, ndryshe nga ajo e kolanave të botimeve të tjera të ‘UET Press’, me një faqosje ndryshe, me një website dedikuar vetëm Sarah në internet, një gjë krejt ndryshe nga çdo libër tjetër shqip i botuar deri më sot.

Edhe stili i të shkruarit tim në libër është ndryshe nga ai që lexuesit e gazetave, revistave dhe të onlines janë mësuar të më ndjekin për 25 vjet me radhë. Kështu që nëse ka një diçiturë, një titull, një emër, apo një fjalë që i shkon suksesit dhe pritjes ndryshe që i është rezervuar ‘Sarah’, kjo lidhet me fjalën NDRYSHE”,- thotë Peza.

/Mapo.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMI/ Flinte me "iPhone 6" poshtë jastëkut, vdes në mënyrë të tmerrshme 14-vjeçarja
Previous article Horoskopi ditor, e enjte 16 nëntor 2017

Redaktor1

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në... Aktualitet

ARRESTIMI I ILIR SHTUFIT NË SELANIK/ Policia greke del me njoftim: Kishte hyrë në Greqi një ditë më parë, u kap në...

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT