Pas aksidentit te rende qe ndodhi ne Athine, kur makina qe drejtohej nga nje shqiptar mori perpara njerezit para stacionit te autobusit ne lagjen “Metamorfozis”, duke lene 1 te vdekur e 4 te plagosur mes te cileve edhe vajzen e vet 9 vjecare, mediat greke zbardhin pjese nga deshmia e vajzes.
“Ne ishim vonë në shkollë. Babi po nxitonte. Unë nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Kam dëgjuar një bam dhe pastaj kuptova, ishim goditur”- ka thene vajza.
Këto ishin fjalët e 9-vjecares, e cila u pyet nga oficerët e policisë që mbërritën për herë të parë në vendin e tragjedisë.
Shqiptari 44-vjeçar humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me stacionin e autobusit, duke lënë të vdekur një 73-vjeçar dhe u plagos lehtë një tjetër i moshuar 78 vjeç.


