• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Si u trajtuan në Shqipëri “fëmijët e dëbuar të luftës” pas ikjes së ushtrive të huaja në përfundim të Luftës së Parë Botërore?
Home
Dossier

Si u trajtuan në Shqipëri “fëmijët e dëbuar të luftës” pas ikjes së ushtrive të huaja në përfundim të Luftës së Parë Botërore?

24 May, 2018 k.autor Dossier

Jetimorja e parë në Shqipëri u ngrit me 28 nëntor të vitit 1917, në ideimin e nënprefektit të Tiranës Rauf Ficos që në bashkëpunim me ish kryebashkiakun e Tiranës Zyber Hallulli e figura të tjera publike mobilizuan familjet e pasura dhe tregtarët e qytetit.

Problematika e fëmijëve pa familje u theksua shumë në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore. Pas largimit të ushtrive të huaja nga Shqipëria, në mbarë vendin do të mbeteshin pas fëmijë të braktisur.

Disa prej tyre kishin humbur prindërit e disa të tjerë ishin braktisur si fëmijë të paligjshëm të ushtrive të huaja. Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan që erdhën në Shqipëri për të ndihmuar në kapërcimin e pasojave të Luftës, do t’i bashkonin këta fëmijë për t’u kujdesur për ta, në bashkëpunim me autoritetet lokale.

“Këta të rinj të pafat shiheshin si të dëbuar, për moralin e shumicës së popullit. Shumë prej tyre ishin pa shtëpi dhe askush nuk interesohej për ta. Por kur Kryqi i Kuq Amerikan erdhi për të asistuar vendin për të kapërcyer pasojat e luftës, situata ndryshoi.

Amerikanët çelen një jetimore dhe shkollë për këta fëmijë të përjashtuar dhe tani këta fëmijë po marrin kujdesin e nevojshëm” shkruhet në diçiturën e një prej fotove të Librarisë së Kongresit Amerikan.

Krahas jetimores në Tiranë, Kryqi i Kuq Amerikan do të bashkëpunonte edhe me murgeshat italiane në Shkodër për të hapur jetimore tjetër për fëmijët atje. E në Shkodër do të ishin dy jetimore, ajo e motrave jezuite e ajo e motrave saveriane.

Fëmijëve do t’u jepeshin strehim, veshje, ushqime, kujdes mjekësor e arsim bazë. Po ashtu, për ta do të organizoheshin edhe parqe lojërash për argëtimin e tyre.

Pas stabilizimit dhe transferimit të strukturave të misionarëve amerikanë nga Kryqi i Kuq te qeveria shqiptare, jetimorja e Tiranës (Streha Vorfnore) në vitet ‘20 do të financohej nga fondet publike. Sërish administrimi i saj do të ishte nga Kryqi i Kuq, por ai shqiptar, që në vitet ’30 drejtohej nga një nga motrat e mbretit Zog.

Në jetimoren e Tiranës ishin 300 fëmijë të varfër dhe jetimë. Në vitin 1936, me një ligj të posaçëm, bashkitë e vendit u detyruan që të dërgonin jetimë nga juridiksioni i tyre, kundrejt një pagese 400 franga ari në vit.

Kreshnik KUÇAJ/ SCAN

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASTISJA E PROKURORISË SË DURRËSIT/ Ironia e Shkëlzen Berishës: Më jepni një palë bre**
Previous article FK Vllaznia e fundit nga të mëdhatë, që kanë rënë nga elita

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT