Sot pasdite dhe nesër pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet, por lokalisht deri mesatare. Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata, kryesisht në pjesët kodrinore-malore të tyre gjatë pasditeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C
në vendet e ulëta: 17 / 27 °C
në vendet malore: 12 / 23 °C.
ERA
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite dhe nesër në të gjithë territorin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje.


