Po kryen veprime intensive per identifikimin kapjen e autoreve dhe zbardhjen e plote te ngjarjes qe ndhoi naten e kaluar ne ambjentet e brendshme te Prokurorise Durres.
Dy persona ende te paidentifikuar jane futur dhe kane kryer nje grabitje. Personat kane hapur deren e zyres se serverit me dhune duke perdorur mjete te forta dhe kane marre disa paisje elektronike qe rregjistronin pamjet e kamerave te sigurise.
Personat kane hyre me dhune ne zyren e Prokurorit Afrim Shehu dhe ne zyren e 0ficereve te gjyqesorit.
Prokurori Afrim Shehu kishte nen hetim “Çeshtjen e Ishmit” ku akuzohen per tjetersim pronash Kryetari i Ishmit dhe tre zyrtare te tjere.
Ngjarja mesohet te kete ndodhur gjate oreve te vona te nates dhe eshte konstatuar vetem ne mengjes rreth ores 06:30.
Njoftimi
Me date 24.05.2018 ne oren 06:30 eshte konstatuar nga ana e punonjesve te prokurorise se ne ambientet e prokurorise kishte nderhyrje nga persona te paidentifikuar, te cilet me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku eshte konstatuar se jane demtuar dhe marre pajisje elektronike qe rregjistrojne kamerat e sigurise, etj. Po keshtu eshte konstatuar se keto persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre tjeter te ofocereve te policise gjyqesor. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private, ShPSRF.
Lidhur me rastin eshte regjistruar procedimi penal per nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime ne menyre intensive nga grupi hetimor ne lidhje me percaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve te vepres.
AlpeNews.al


