• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO/ Në vitin 2020 bota mund të ketë qytetin e parë lundrues
Home
Botë

VIDEO/ Në vitin 2020 bota mund të ketë qytetin e parë lundrues

15 November, 2017 F.autor Botë

Nuk është diçka fantastiko-shkencore. Bota mund të ketë një qytet lundrues në vitin 2020. Një ekip i ekspertëve është duke punuar në prototipin që do të rezultonte me një qytet të pavarur që lundron mbi ujërat e oqeanit në afërsi të Polinezisë Franceze.

Njerëzit që qëndrojnë prapa këtij plani besojnë se ky është një shans për të ofruar përmirësuar shoqërinë dhe qeverisjen, duke ofruar qëndrueshmëri afatgjatë në kohëra kur niveli i detit është rritur.

Organizata jo-fitimprurëse Seasteading Institute qëndron prapa projektit që pjesërisht po financohet edhe nga një lloj i parasë virtuale.

“Qeveritë nuk po përmirësohen. Ato kanë mbetur në shekujt e kaluar. Kjo ndodh sepse toka e nxit monopolin e dhunës për kontrollin mbi të”, thotë Joe Quirk, president i organizatës, transmeton GazetaMetro.net

Polinesia Franceze, një shtet i përbërë nga 118 ishuj në Oqeanin Paqësor, i ka dhënë mbështetjen që testimi të fillojë një ujërat e saj dhe besohet se qyteti mund të ndërtohet dhe të bëhet i banueshëm për disa vjet.

“Nëse mund të kesh një qytet lundrues, në esencë kjo do të thotë se do të jetë një shtet i bërë nga e para”, thotë Quirk.

“Kështu mund të krijojmë shumëllojshmëri të qeverive dhe të njerëzve”, shprehet ai.
Image

Quirk për këtë ide është inspiruar nga festivali Burning Man, që mbahet në shkretëtirën e Nevadas në SHBA, dhe e sheh atë si model të shoqërisë që dëshiron të ketë në qytetin lundrues.

Financimin fillestar të Seasteading Institute e ka bërë miliarderi amerikan Peter Thiel.

Ekipi synon të ndërtojë 12 struktura në 3 vitet e ardhshme, duke përfshirë këtu shtëpi, hotele, zyra dhe restauronte, me një vlerë totale 60 milionë euro.

Struktura do të ndërtohet duke përdorur drunj të bamboos, fibër të kokosit dhe metale e plastikë të ricikluar.

Zr.Quirk thotë se dëshira e tij është të shoh mijëra qytete të lundruese deri në vitin 2050, ku secili do të kishte mënyrë të ndryshme të qeverisjes.

“Sa më shumë njerëz të jetojnë në to, do të kemi më shumë zgjidhje, dhe kështu rriten shumë gjasat për ta pasur paqe dhe inovacion”,  theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 librat që ndikuan në rrjedhën e historisë
Previous article Kreshniku i politikës së jashtme në PD nuk njeh ambasadoren tonë në Greqi! Ja me kë e ngatërron

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT