Bastisje gjatë natës në Prokurorinë e Durrësit. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme”.
Burime nga grupi hetimit thone ” se autoret kane hyre nepermjet deres kryesore dhe me pas dyert e brendshme jane hapur nepermjet kartes. Krahas dosjeve dhe dokumentacioneve dyshohet te jete vjedhur serveri qendrore.
Nderkohe qe nje dyshim i pare ishte se autori ose autoret te kete hyre nga pjesa e pasme e prokurorise. Dritaret e banjes se katit te dyte nga pas jane te hapura dhe pa kangjella, gje qe e ka bere me te lehte futjen brenda. Autoret kane hipur mbi kabinen elektrike qe ndodhet ngjitur ne prokurorine(pas saj dhe jane futur brenda.
Nuk ka ende detaje për materialet që kanë mundur të vidhen, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimin për zbardhjen e grabitjes dhe identifikimin e autorëve.
Eshte urdheruar qe te mos hyje askush brenda pasi prish vendin e proves. Pas kesaj, njoftohet se do te behet inventari per te pare se cfare saktesisht kane synuar grabitesit.
Ndërkohë po keqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishterinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Vjedhja eshte konstatuar nga pastruesja, e cila ka gjetur qe ne oret e para te mengjesit kur nisi punen, dyert e demtuara te prokurorise.
Kujtojmë se kjo është herë e dytë në një hark kohor të shkurtër që ndodh diçka e tillë në këtë qytet, pasi pak më parë u vodh posta sekrete e prokurorisë.


