• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Askush nuk mund ta rrëzojë urën e Putinit
Home
Europë

Askush nuk mund ta rrëzojë urën e Putinit

24 May, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Ura e Krimesë është pjesë përbërëse e Rusisë, si dhe e gjithë Krimeja, kështu që autoritetet ukrainase nuk duhet të imagjinojnë diçka që kurrë nuk do t’i përkasë.

Kështu ka thënë sot zëvendëskryeministri i qeverisë së Krimesë Dmitry Polonsky, një ditë pasi një deoputet ukrainas paralajmëroi rrëzimin e urës së Vladimir Putin, për të cilin shefi i shtetit rus tha se kishte arritur të bëjë atë që as cari rus nuk ka mundur.

“Krimeja ishte, është dhe do të jetë një pjesë e patjetërsueshme e Rusisë dhe, për rrjedhojë, gjithçka që po ndërtohet në territorin e Krimesë është gjithashtu një pjesë e patjetërsueshme e Rusisë. Por kjo nuk do të ndodhë derisa ata vetë të fillojnë të merren me ekonominë e tyre dhe situatën sociale brenda vendit,” tha Polonski.

Sipas tij, Kievi zyrtar po jeton në botën e ëndrrave dhe iluzioneve, duke mos vepruar asgjë për zhvillimin e vendit të tyre.

Deputeti ukrainas Igor Mosijchuk kërcënoi dje se do të shkatërrojnë urën e Krimesë mbi urën e lumit Kerky, pak ditë pas përurimit të saj nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.
 Krimeja është pjesë ukrainase, e cila është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ndërsa ura e përuruar është më e madhja në Evropë prej 19 kilometrash.

Gjatë përurimit të saj, presidenti Putin tha se kishte arritur të bëjë atë që nuk kishte mundur as cari i Rusisë. Por, pak ditë pas kësaj vjen kërcënimi nga Kievi zyrtar i cili urën e ngritur e konsideron si “infrastrukturë armiqësore”.

“Ura Kerky është një infrastrukturë armiqësore. Pse është armiqësore? Pasi ajo lidh territorin e pushtuar me tokën e agresorit. Çdo vend normal në botë që është në luftë për territorin e saj, njerëzit e saj, natyrisht, përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën e armikut – urën, stacionin hekurudhor, aeroportin,” tha Mosijchuk.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai do të merrte pjesë personalisht në rrëzimin e urës, deputeti ukrainas u përgjigj se ai me siguri do ta kishte bërë këtë sikur të ishte ministër i mbrojtjes.

Ndryshe, pjesa më e madhe e banorëve të Krimesë, 96.77 për qind, ka votuar për bashkimin me Rusinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo zbulon moshën biologjike dhe paralajmëron të gjithë
Previous article Flirtoni shumë? Ja se çfarë duhet të kemi parasysh që të jemi të suksesshëm për t'i bërë të tjerët për vete...

Redaktor2

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT