• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
STATISTIKA/ Sadiku është… “Terminatori” i Shqipërisë
Home
Futboll

STATISTIKA/ Sadiku është… “Terminatori” i Shqipërisë

15 November, 2017 F.autor Futboll, Sport

Armando Sadiku është zyrtarisht kandidati kryesor për të qenë golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares Shqiptare. Me dopietën e shënuar ndaj Turqisë arriti të parakalonte Igli Taren (10 gola) dhe të barazonte Rrakllin dhe Hamdi Salihin me 11 gola. Erjon Bogdani ka 18 të tillë, por me këtë ecuri Sadiku me shumë mundësi do ta parakalojë duke parë moshën e tij dhe faktin që do të ketë shumë ndeshje në dispozicion për shkak të eliminatoreve dhe të “Nations League”.

26-vjeçari është sulmuesi më në formë i Shqipërisë dhe këtë po e tregon me vazhdimësinë e tij dhe me golat e njëpasnjëshëm, si në ndeshjet zyrtare, ashtu edhe në ato miqësore. Dopieta e shënuar ndaj Turqisë nuk ishte aspak rastësi, për më tepër u arrit vetëm me dy goditje në portën kundërshtare. Por, rritja që ka pësuar Armando Sadiku si sulmues është një paralele me rritjen e Kombëtares Shqiptare. Ishte i pari që shënoi golin zyrtar në epokën “De Biazi” ndaj Qipros, pastaj goli në Europian dhe më vonë golat në eliminatoret e Botërorit me Maqedoninë dhe Izraelin. Për një kohë u “zhduk” për shkak të dëmtimit, por u rikthye për të marrë nën kontroll frenat e sulmit kuqezi.

 

DOPIETAT – Ai spikati pikërisht falë dopietave që shënoi me Kombëtaren e moshave U-21 dhe fitoi besimin e trajnerit De Biazi. Në tri ndeshje me Shpresat Sadiku arriti të realizonte 6 gola (2 për çdo ndeshje). Këtë ritëm nuk e mbajti dot në startin e aventurës së tij me kuqezinjtë, por në dy ndeshjet e fundit që ka shënuar e ka dërguar topin nga dy herë në rrjetë. Izraeli dhe Turqia janë viktimat e tij të preferuara, ndërsa ekipeve të tjera u ka shënuar nga 1 gol.

sadiku statistikat

VENDIMTAR – Armando Sadiku është vendimtar në ecurinë e Kombëtares Shqiptare dhe këtë e tregojnë statistikat. Jo vetëm për faktin që do të mbetet në histori si autori i golit të parë në Europian, por sepse deri tani nga 9 ndeshjet ku ka shënuar, Shqipëria ka humbur vetëm 1 prej tyre dhe ka fituar 8. Sa herë shënon Sadiku, probabiliteti është që Shqipëria t’i fitojë ndeshjet. Humbja e vetme ka qenë me Austrinë në miqësore.

EFEKTIVITETI – Ka një tjetër aspekt ku 26-vjeçari nga Elbasani është i pari. Në raportin gola për ndeshje ai tashmë ka arritur të jetë në krye sepse në 32 sfida e ka dërguar topin në rrjetë 11 herë. Kjo do të thotë 0.34 gola për ndeshje duke lënë pas Kushtën me 0.32, Aliajn me 0.27, Boriçin me 0.25, Bogdanin me 0.24 dhe Salihin me 0.22. Ai është sulmuesi më produktiv nga 10 golashënuesit më të mirë të Shqipërisë.

roshi sadiku balaj

ROSHI – Armando Sadiku duhet t’i ndajë meritat me shokun e skuadrës Odise Roshi. Ka një fakt shumë interesant. Me dy asistet që mesfushori i djathtë i dha sulmuesit ndaj Turqisë e dërgoi në 5 numrin e asisteve për Sadikun. E thënë më qartë, Roshi ka kontribuar në 5 gola të Sadikut, ndërsa 3 të tjerë janë për meritë individuale të sulmuesit. Meha, Kaçe dhe Memushaj i kanë dhënë 3 asistet e tjerë për gol.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pr.buxheti 2018, zbardhen propozimet e LSI: TVSh për banesat zero
Previous article FOTO/ “Playboy” Ja cila është kopertina më e re e revistës

F.autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT