• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Makinat, 95% të përdorura. Qeveria propozon tarife shtesë për fondin e asgjësimit në fund të jetës
Home
Sociale

Makinat, 95% të përdorura. Qeveria propozon tarife shtesë për fondin e asgjësimit në fund të jetës

24 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Më shumë se 30 për qind e makinave të regjistruara në vend mund të jenë potencial për të përfunduar tek grupi i automjeteve në fund të jetës apo thënë shkurt të shkojnë për skrap. Por ky numër mund të jetë më i lartë po të llogarisim këtu edhe probabilitetin e aksidenteve që në shumë raste çojnë një mjet në gjendje të pariparueshme.

Qeveria pranon këtë problematikë në një dokument të sajin zyrtar ku trajtohet cikli që duhet të ndiqet për një trajtim normal të mbetjeve të kësaj kategorie në vend, shkruan “monitor”.

“Sipas të dhënave që vijnë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 95% e mjeteve që janë sot në treg janë të përdorura. Fundi i vitit 2016 shënoi 563,106 mjete të regjistruara në vend, ku vetëm 401,499 prej tyre kanë kryer kontrollin teknik dhe pagesën e taksave. Bazuar në këto dy shifra, mund të themi se rreth 161,607 automjete mund të jenë kontigjent për t’u kthyer në automjete në fund të jetës, por jo vetëm, pasi edhe aksidentet rrugore të mjeteve janë një burim i automjeteve në fund të jetës”, thuhet në dokument.

Problematik në këndvështrimin e insitucioneve është mendësia për të braktisur mjetet në pika grumbullimi dytësore të cilat sipas një inspektimi të bërë nga Ministria për Turizmin dhe Mjedisin ishin 230.

Për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve nga makinat në fund të jetës dokumenti ende draft i qeverisë propozon se duhet të ngrihet një sistem për grumbullimin dhe transportin e automjeteve në fund të jetës në impiantet përkatëse të trajtimit. Por duke qenë se kjo mund të shoqërohet me kosto shtesë propozimi është edhe për vendosjen e një tarife shtesë që paguhet në import apo tek koncesionari.

“Ministritë e linjës duhet të hartojnë programme informimi për të inkurajuar qytetarët, pronarët e automjeteve në fund të jetës për t’i sjellë ato në pikat e duhura të mbledhjes. Edhe mbetjet nga anijet, nga objektetet lundruese, nga hekurudhat dhe avionët duhet gjithashtu të përfshihen në sistemin për menaxhimin e automjeteve në fund të jetës dhe i duhet kushtuar rëndësia e duhur, kryesisht për materialet e rrezikshme që ato përmbajnë. Me rëndësi është vendosja e një tarife për importin dhe prodhimin e automjeteve për të mbuluar koston e tyre të asgjësimit” thuhet në dokument.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qetësohen gjakrat me ON Records? Mozzik rikthen “MADAM” dhe mund ta dëgjoni këtu! (VIDEO)
Previous article Pak kohë më parë u grabit posta sekrete/ Sot bastiset Prokuroria e Durrësit, hajdutët vjedhin...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT