• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYTJA E 4 VJEÇARIT NË PISHINË/ Dëshmitari tregon momentin tragjik: Kur e gjetëm ishte… (VIDEO)
Home
Breaking News

MBYTJA E 4 VJEÇARIT NË PISHINË/ Dëshmitari tregon momentin tragjik: Kur e gjetëm ishte… (VIDEO)

23 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Djali i vetëm 4-vjeçar i familjes Xhelo me banim në Golem të Kavajës, është mbytur aksidentalisht në pishinën e një vile paraditen e sotme. Ngjarja aksidentale  është shënuar rreth orës 10 e 30 minuta, ndërsa vogëlushi i shpëtoi vëmendjes së gjyshes së tij, Dritës, e cila ishte punësuar në vilë për përgatitjet për sezonin turistik.

Pronari i vilës kishte thirrur gjyshen e të miturit dhe dy punëtorë të tjerë nga fshati për të bërë disa punime dhe rregullime para mbërritjes së pushuesve. Gjyshja e të miturit për pak minuta ka lënë në oborr të vilës nipin, ndërsa është ngjitur në katet e sipërme për të çuar një porosi, bënë me dije dëshmitarët okularë.

Sapo ka zbritur, ka thirrur në emër nipin Marildon, katërvjeçar, të cilin e kishte lënë duke luajtur, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ka pyetur dy punëtorët e tjerë dhe njëri prej tyre e ka gjetur në pishinën e vogël të vilës, pasi kishin kërkuar për disa minuta në ambientet e ndryshme. Idai Zeka një prej punëtorëve ishte i pari që nxori vogëlushin nga pishina dhe i dha ndihmën e parë. “Kishte gëlltitur shumë ujë, kur e gjetëm ishte pa jetë dhe e nisëm në spitalin e Durrësit”, tha ai.

Në spital, gjyshja e të miturit ka pësuar shok psikologjik, ashtu si edhe nëna e tij. Spitali i Durrësit ka vënë në dispozicion psikologët, ndërsa policia nisi hetimet. Për orë të tëra edhe në mungesë të babait të vogëlushit i cili gjendej me punë në qytetin e Sarandës, nëna dhe gjyshja janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike që u goditën.

Paraprakisht bëhet me dije se ngjarja tragjike është klasifikuar aksidentale pasi janë marrë në pyetje dëshmitarët okularë që gjendeshin në vilë. Ndërkohë policia e Durrësit dhe ajo e Kavajës i kanë bërë apel të gjithë pushuesve që i drejtohen plazhit dhe hoteleve me pishinë të jenë të vëmendshëm me fëmijët, të mos i lënë asnjëherë pa mbikëqyrje, për të shmangur tragjedi të tilla.

Edhe në vitet e shkuara tragjedi të tilla të mbytjes së të miturve në pishina kanë ndodhur për shkaqe aksidentale, të mungesës së vëmendjes për pak minuta nga ana e të rriturve.

https://youtu.be/ZoLKReBBIuo

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester United dominon elitën e Europës, Napoli kalon Milan dhe Inter
Previous article Lali Eri, më prish dot...këtu? (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT