• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Të ardhurat nga taksat për mjedisit arritën në 62 mln euro më 2017/ Vetëm 40% shkoi në destinacion
Home
Ekonomi

Të ardhurat nga taksat për mjedisit arritën në 62 mln euro më 2017/ Vetëm 40% shkoi në destinacion

23 May, 2018 Sadik.Autor Ekonomi

Shqipëria vijon të ketë probleme të mprehta me mbrojtjen e mjedisit, të cilat po vijnë kryesisht nga mosmenaxhimi i mbetjeve dhe kryerje e punimesh pa respektuar standardet mjedisore. Por ndërkohë Shqipëria vjel një sasi të konsiderueshme taksash në emër të mbrojtjes së mjedisit.

Në vitin 2017 u grumbullua një vlerë mbi 8 miliardë lekësh ose mbi 62 milionë euro, nga të cilat 4.2 miliardë lekë ishte taksa te vjelura ndaj makinave të përdorura, mbi 2 miliardë lekë ishin taksat e karbonit mbi karburantet dhe 1.7 miliardë lekë ishin taksa që u volën ndaj ambalazheve plastike si shishe dhe qese, sipas të dhënave nga tatimet.

Por në buxhetin e vitit 2017 fondet dedikuar mjedisit ishin vetëm sa 40 për qind e taksave të mbledhura.

Buxheti i ministrisë së Mjedisit, i cili më së shumti shkon per personelin vitin e kaluar ishte 3.4 miliardë lekë, teksa taksat e destinuara për këtë qëllim i kaluan të 8 miliardë lekët.

Po në vitet në vijim Qeveria do të ketë shpenzime të larta për mjedisin për shkak se do paguaje kompanitë private që kanë ndërtuar nëpërmjet koncensioneve PPP (Partneritet Publik Privat) impiante të përpunimit të mbetjeve me incenerim.  Në 7 vitet në vazhdim buxheti do të paguaja nga taksat e shqiptarëve 25 miliardë lekë për funksionimin e inceneratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Taksat e mjedisit janë një trend rritës global për shkak problemeve gjithnjë e më të mprehta që po përballet bota aktualisht me emetimet e mëdha të karbonit të atmosferë.

Këto taksa zakonisht vilën ndaj sektorëve që krijojnë më shumë ndotje. Por më shumti i paguajnë përdoruesit e karburantit, qofshin fabrika apo njerëz.

Në Shqipëri taksat e mjedisit janë të përqendruara tek karburanti dhe automjetet, teksa para pak vitesh u rrit taksa ndaj ambalazheve plastike.

Së fundmi qeveria ka iniciuar një nismë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike që nuk janë të observueshme pasi një pjesë e ndotjes vizuale krijohet pikërisht nga kjo kategori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prej tij pritet një punë e pastër, Arbitri i Botërorit me zanatin e pazakontë
Previous article Jade dhe Taylor, dy motrat Mega festojnë për Juven (FOTO)

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT