Një i burgosur është arratisur nga ambjentet e Gjykatës në Vlorë.
I riu Mikel Kasa ka qenë në katin e dytë të Gjykatës për të marrë vendimin.
Sapo u dha vendimi, ai kapërceu tavolinën dhe vrapoi përmes sallës, zbriti dy kate me shkallë dhe doli me vrap nga dera kryesore e gjykatës.
Mikel Kasa ishte arrestuar për rrëmbim personi dhe sapo dëgjoi vendimin e Gjykatës është arratisur.
Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 dhe personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.
Arratisja nga Gjykata e Vlores
Kjo është arratisja nga salla e gjyqit e 28-vjeçarit Mikel Kasaj në gjykatën e Vlorës. Sapo u dha vendimi, ai kapërceu tavolinën dhe vrapoi përmes sallës, zbriti dy kate me shkallë dhe doli me vrap nga dera kryesore e gjykatës. Drejtuesit e gjykatës thonë se kanë kërkuar shpesh forcimin e masave mbrojtëse.
Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Mittwoch, 23. Mai 2018


