Vjen reagimi i kryetarit te Gjykatës së Vlorë Skënder Haluçi, fill pas ngjarjes me te fundit te ndodhur ne kete gjykate, arratise se te paraburgosurit, Mikel Kasa, pasi i dhane denimin.
Ai ka deklaruar per mediat, se gjykata ka mungese te personelit te sigurimit.
“Dje është hera e fundit që kam marrë në telefon KLD dhe drejtoreshën e administrimit të pushtetit gjyqësor. Gjykata e Vlorës është jashtë çdo parametri sigurie. Gjykata e Vlorës nuk ka asnjë mjet transporti. Dje i kam deklaruar KLD se gjykata e Vlorës nuk merr përsipër shoqërimin e gjyqtarëve në gjykata të tjera. Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjës pa pasur asnjë lloj sigurie. Pavarësisht se çfarë thuhet një pjesë e gjyqtarëve nuk kanë makina“- ka thene ai per Oranews.


