• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Katedra e gjuhës shqipe: Përkthimi (Ilinditase) në kundërshtim me rregullat
Home
Rajon

Katedra e gjuhës shqipe: Përkthimi (Ilinditase) në kundërshtim me rregullat

23 May, 2018 Sadik.Autor Rajon

“Republika Ilinditase e Maqedonisë” si emërtim bie ndesh me natyrën dhe me rregullat e gjuhës shqipe. Kështu ka vlerësuar Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Shkup.

Sipas tyre, Ilindeni tradicionalisht është quajtur Ilinden, në këtë mënyrë në aspektin gjuhësor, përdorimi i fjalës Ilinden në emërtim nuk duhet të paraqesë problem.

“Me këtë variant është synuar për më shumë simetri me emërtimin maqedonisht dhe për, le të themi, ndonjë shqipërim. Por shqip Sveti Ilija në fakt është Shën Elia, një profet i shek. IX para Krishtit. Pastaj, sipas rregullave të fjalëformimit, nuk mund të formojmë Eliadita e që pastaj të shtojmë edhe prapashtesën –ase dhe të fitojmë Eliaditase ose si është dhënë Ilinditase. Nocioni Ilinden në maqedonisht thjesht ndjek modelin e fjalëformimit të kësaj gjuhe, sipas të cilit disa festa fetare emërtohen me kompozita. Kështu, në maqedonisht kemi Veligden, Duhovden, Gjurgjovden e që po të përktheheshin tekstualisht, do të dilnin ‘Dita e Madhe’, ‘Dita e Shpirtrave’, ‘Dita e Gjergjit’. Kurse tradita jonë këto festa i emërton: Pashkët, Rrëshaja, Shën Gjergji. Edhe Shën Elia është ekuivalenti i Ilindenit (Dita e Ilisë, përkatësisht Elias) kur i referohet besimit përkatës”, nënvizohet në sqarimin e Katedrës.

Siç sqarohet më tej, vendosja e mbiemrit Ilindenase mes fjalëve Republika dhe e Maqedonisë e prish kuptimin, sepse Ilindenase është Maqedonia, jo Republika.

“D.m.th. duhej të ishte Republika e Maqedonisë Ilindenase. Por emërtimin me mbiemër duhet përjashtuar pasi në shqip, në dallim nga maqedonishtja, kategoria semantike e posesivitetit si në rastin e dhënë, nuk shprehet me mbiemër por me rasën gjinore. Kështu, po të nisemi nga emërtimi maqedonisht, Republika Ilindenska Makedonija ku të gjitha gjymtyrët janë në rasën emërore, mund të propozonim si emërtim shqip: Republika Maqedonia e Ilindenit. Po të nisemi nga emërtimi anglisht Republic of Ilinden Macedonia mund të propozonim si emërtim shqip Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, thuhet në reagimin e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Shkupit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm akuza për përdhunim, R Kelly paditet për sëmundje seksualisht të transmetueshme
Previous article Parlamenti Evropian zhgënjehet nga shefi i Facebookut/ Verhofstadt: Ke krijuar një monstër

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT