• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Shehi i “pret” krahët ALEATIT: Basha nuk ka për t’u bërë kryeministër, ja çfarë do të bëjmë në protestë…
Home
Shqipëri

Shehi i “pret” krahët ALEATIT: Basha nuk ka për t’u bërë kryeministër, ja çfarë do të bëjmë në protestë…

22 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në studion e Report Tv u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me opozitën në protestën e së shtunës për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas akuzave për vëllanë.

“Pa u larguar Xhafaj kështu do të vijojë kjo punë, nuk ka kthim pas, do të kurorëzohet, kulmojë me protestën e ditës së shtunë. I ftoj qytetarët, sidomos ata të Tiranës, pasi e kanë më të lehtë, dhe këta e bëjnë ndryshimin nga ana cilësore. Këta e kanë kuptuar drejt cfarë shteti po shkojmë. Duhet të protestojmë jo për Bashën kryeministër, nuk ka për t’u bërë. Në këtë rast nuk bëhet, në zgjedhjet e ardhshme kismet Zotit. Fatmir Xhafaj nuk mund të ushtrojë më funksione publike pas kësaj që ndodhi. Ai është shoku i Babales, koleg, hajdut. Shokun e Babales do të mbajmë ne për ministër, nëse ka dinjitet duhet të mbledhë letrat dhe të ikë, ka apo nuk ka faj ky. Ne po themi ta heqim nga ministër të tjerat nëse ka faj i ka prokuroria. Kjo është tallje me shtetin, asnjë nuk na beson më. Ne as në qershor, as dhjetor dhe as pas 10 vitesh nuk hyjmë në Europë. Xhafaj mendova se do të ishte më i mirë se Tahiri, por nuk gjente ky dy njerëz nga PS që nuk janë të inkriminuar?

Protesta? Nuk ka ndonjë planifikim të madh. Edhe brenda opozitës ka zullumqarë, por këta që janë përpara janë një bandë e madhe. Nëse Xhafaj largohet do të fillojmë ta moralizojmë pak qeverisjen, të heqim një të implikuar. Duhet të heqim dy ‘Tahirë’, duhet një tjetër që të luftojë krimin dhe drogën. Por nëse do të vijojë kështu ne do të heqim edhe ministrin e tretë që do të vendosë ky. Ky ra i pari në rrjetë, kjo është një histori për të qeshur. Rama urdhëroi Xhafajn, i ka thënë ‘ma hiq atë horrin e vogël’, dhe ai iku në Itali. Nëse Xhafaj do të kishte qenë ministër Kulture nuk do të kishte pasur asnjë problem, ec më, ka një vëlla që merret me drogë, por këtu po flasim për një njeri që duhet të luftojë krimin. Ne do i rrëzojmë të gjithë këta njerëz, nga Rama i pari.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR 10 MUAJ DILTE NË PENSION/ Historia e trishtë e 60-vjeçares që e larguan nga puna për... (VIDEO)
Previous article Merkato, objektivat dhe synimet. Percassi "zbardh" planet e Atalantës

F.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT