• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
200 EURO PER NJE VEND PUNE/ Zbardhet SKEMA E MASHTRIMIT, si vepronin çifti nga Fieri, pasi merrnin paratë… (FOTO)
Home
Breaking News

200 EURO PER NJE VEND PUNE/ Zbardhet SKEMA E MASHTRIMIT, si vepronin çifti nga Fieri, pasi merrnin paratë… (FOTO)

22 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Fierit ka arrestuar gjatë ditës së sotme një çift bashkëshortësh, pasi akuzohen për “Mashtrimi me pasoja të rënda” me qëllim përfitimin. Në pranga kanë rënë Fisnik Kajolli 32 vjeç dhe bashkëshortja e tij Migena Kajolli 27 vjeçe nga Dërmënasi i Fierit. Sipas policisë çifti ka mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 euro.

Si funksiononte skema e mashtrimit:
Çifti Kajolli nga Dërmënasi i Fierit kishte nisur aktivitetin e paligjshëm të mashtrimit të personave të ndryshëm për përfitimin e parave që prej vitit 2016. Mësohet se Migena Kajolli 27 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Kajolli 32 vjeç, kanë mashtruar dhjetëra persona duke u premtuar atyre se do t’i punësonin në kompani të ndryshme private, kryesisht kompani që operoanin në sektorin e hidrokarbureve kundrejt shumave të parave. Mësohet se duke u premtuar punësim në kompanitë private që operojnë në sektorin e naftës, dy të arrestuarit u merrnin qytetarëve nga një mijë deri në tri mijë euro secilit.

Nga hetimet ka rezultuar se ata e vendosnin “tarifën” e punësimit kundrejt mundësive të “klientëve” të tyre për të paguar, e ndërsa në njërës të njohur tarifa ishte edhe më e ulët. Për ta bërë të besueshme skemën e tyre të mashtrimit, mësohet se Migena Kajolli, e cila dyshohet të ketë qenë ideatorja e kësaj skeme, u thoshte personave që u kishte marr paratë se në telefonin e tyre do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania. Pasi kalonin disa ditë, në telefonat e personave që kishin paguar shumat e parave për t’u punësuar, mbërrinte mesazhi i konfirmimit se kërkesa e tyre për punësim ishte regjistruar në sekretarinë e kompanisë dhe po shqyrtohej.

Nga hetimet ka rezultuar se këto mesazhe konfirmimi I niste kryesisht 27-vjeçarja Migena Kajolli. Ndërkohë, për të qenë edhe më të besueshëm tek personat që mashtronin, bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale me ta se paratë ua kishin marrë në formë borxhi. Por, dy bashkëshortët nga Dërmënasi i Fierit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kanë nisur të mashtrojnë edhe kundrejt shumave të mëdha. Kështu, kanë arritur të bindin dy persona, motër e vëlla, se do t’i bënin aksioner në një prej kompanive private që operojnë në sektorin e naftës dhe se kështu do të kishin përfitime të mëdha. Fillimisht ata kanë arritur të bindin motër e vëlla, F.H dhe N.H, që t’u japin 35 mijë euro dhe 8 milionë lekë të vjetra dhe më pas shumën prej 89 milionë lekëve të vjetra, me premtimin se do tu mundësonin të ishin aksioner në një kompani private nafte. Edhe me këta të dy, bashkëshortët kanë nënshkruar akte noteriale se ju detyroheshin në shumën e parave që ju kishin marr.

Nga hetimet e udhëhequra nga prokurori i çështjes Çlirim Sino, është bërë e mundur të zbulohet gjithë skema e mashtrimit dhe të provohet se dy të rinjtë kishin mashtruar persona të ndryshëm duke u marrë sasi parash kundrejt premtimit për punësim në kompani private që operojnë në sektorin e naftës.
Mësohet se dy të ndaluarit kanë kryer mashtrime edhe gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, kur ata ishin në hetim për shkak të denoncimeve të kryer më parë nga persona të tjerë të mashtruar. Vetë skema e ngritur nga bashkëshortët ka qenë një nga provat kryesore që ka çuar në arrestimin e tyre. Mesazhet telefonike të dërguara prej tyre në numrat celularë të personave që mashtronin ku u siguronin se kërkesat e tyre të punësimit ishin regjistruar, bisedat e zhvilluara në ”Viber”, aktet noteriale dhe prova të tjera të siguara me anë të hetimeve speciale, kanë bërë të mundur sigurimin e provave që kanë çuar në arrestimin e Fisnik dhe Migena Kajollit. Gjatë hetimeve të kryera nga prokuroria dhe policia e Fierit është konkluduar se dy të rinjtë bënin “jetë të bukur” falë mashtrimeve që u bënin personave të ndryshëm për punësim, kundrejt shumave të parave.

Gjatë hetimit është konstatuar se bashkëshortët Kajolli thujse gjithmonë drekonin dhe darkonin në restorante dhe se shpenzonin para edhe për sende të tjera si automjete, veshje, bizhuteri etj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, nga hetimet e deritanishme është përllgaritur se nëpërmjet mashtrimeve të tyre ata kanë përfituar gjatë dy viteve të fundit rreth 200 mijë euro.

Njoftimi i policisë:
Fier Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit: 1.Fisnik Kajolli, 34 vjeç 2.Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro. Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17.05.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1,143/3 e 25 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Europa ende e paqartë për strategjinë e integrimit të Shqipërisë
Previous article Avioni arab bën ulje emergjente të frikshme, me 'hundë' në pistë/VIDEO

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT