• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Grushti i shtetit në Turqi/ 104 ish-ushtarakë dënohen me burgim të përjetshëm
Home
Europë

Grushti i shtetit në Turqi/ 104 ish-ushtarakë dënohen me burgim të përjetshëm

22 May, 2018 Sadik.Autor Europë, Nderkombetare

Një gjykatë turke ka dënuar 104 ish-oficierë ushtarkaë me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në një përpjekje për grusht shteti  në vitin 2016, raportuan mediat shtetërore.

Atyre iu dha dënimi më i rëndë.

Presidenti i vendit u shpreh kohë më parë se mbështeste rikthimin e dënimit me vdekje për komplotistët e grushtit të shtetit.

Grushti i dështuar për të përmbysur Presidentin Rexhep Tajip Erdogan la të paktën 260 të vdekur dhe 2.200 të plagosur më 15 korrik 2016.

Qeveria turke që prej asaj kohe ka goditur mbështetësit e grushtit të shetit duke shkarkuar më shumë se 150.000 punonjësve shtetërorë dhe arrestimin e rreth 50.000 njerëzve.

Nga 280 ish-ushtarakë në gjyq, gjykata në Izmir dha dënime më të vogla për 52 të pandehur të tjerë.

Gjykata në Turqinë perëndimore dënoi 21 të arrestuar me 20 vite bug për ‘ndihmë për vrasjen e presidentit’, ndërsa 31 të tjerë u dënuan me nga 7-11 vite burg për ‘anëtarësim në një organizatë terroriste’, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Presidenti Erdogan kishte mbështetur rivendosjen e dënimit me vdekje për komplotistët e grushtit të shtetit. Ai tha se ata duhet të veshin uniforma të stilit të burgut Guantanamo Bay. Turqia shfuqizoi dënimin me vdekje në vitin 2004.

Autoritetet turke akuzuan se komploti u udhëheq nga kleriku mysliman, Fethullah Gulen.

Gulen, i cili ka qenë në mërgim në SHBA që nga viti 1999, mohon çdo përfshirje dhe Uashingtoni deri tani i ka rezistuar thirrjeve nga autoritetet turke për ta ekstraduar atë.

Ushtarët kryengritës tentuan të rrëzonin qeverinë brenda natës dhe komplotistët u përpoqën të arrestonin Erdogan ndërsa ai pushonte në një vendpushim në Egje.

Megjithatë ai ishte larguar 15 minuta më parë dhe grushti i shtetit u pengua nga civilët dhe ushtarët besnikë ndaj presidentit.

Një spastrim pasoi grushtin e shtetit, ku mijëra punonjës të administratës publike nga punonjësit e policisë deri tek mësuesit u shkarkuan ose u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së komplotit. Kritikët e Erdoganit thonë se po përdor pastrimin për të shtypur mosmarrëveshjen politike

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jo vetëm Morena, edhe kjo modele shqiptare bën të njëjtin veprim (VIDEO)
Previous article “Mbrëmja e Maestrit”, sa shumë “yje” në lamtumirën e Andrea Pirlos

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore Botë

MBI 100 SHPËRTHIME TRONDITËN ZONËN/ Zjarret në Francë zbulojnë depo me 400 predha të Luftës së Dytë Botërore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT