• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
11 PIKAT/ Propozimi i Bashkimit Europian; Kush nuk kalon Vetingun, nuk ka të drejtë të bëhet avokat
Home
Aktualitet
Drejtësi

11 PIKAT/ Propozimi i Bashkimit Europian; Kush nuk kalon Vetingun, nuk ka të drejtë të bëhet avokat

22 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Bashkimi Evropian kërkon thellimin e izolimit për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Misioni EURALIUS në Shqipëri ka propozuar që prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk kalojnë Vetingun, të mos kenë të drejtë për të ushtruar profesionin e avokatit.

Propozimi është bërë në kuadër të shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit për profesionin e avokatit. Ky projektligj është marrë dje në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve. Përfaqësues të misionit EURLIUS, projektit të Bashkimit Evropian që asiston autoritet shqiptare për konsolidimin, pavarësinë, transparencën, efiçencën dhe efektivitetin e sistemit shqiptarë të drejtësisë, ka propozuar që gjyqtarët dhe prokurorët që mbeten në rrjetën e trefishtë të Vetingut, të mbahen larg drejtësisë së re, duke mos patur të drejtë të bëhen avokatë.

Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Ndërkohë që kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia tha se nga e drejta për ushtrimin e këtij profesionit duhet të provohen persona që kryejnë krime të rënda. Vendimi përfundimtar mbi këtë pikë të projektligjit për avokatinë, do të merret nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve këtë të premte.

Risia e projektligjit
Risi në draftin e ri të ligjit për avokatinë shënon futja ne ligj i së drejtës së pezullimit të ushtrimit të profesionit të avokatit, nëpërmjet mekanizmit të dorëheqjes. Në ligjin e vjetër parashikohej pezullimi i ushtrimit të profesionit të avokatit, vetëm për shkak të papajtueshmërisë ligjore, dhe konkretisht kur personi ka qenë duke ushtruar profesione të tilla si, gjyqtar, prokuror, noter apo punonjës i administratës publike.

Bashke me dorëheqjen, drafti i ri parashikon edhe papajtueshmërinë e ushtrimit të profesionit të avokatit për shkak të marrëdhënieve të punës me subjektet private, ku përjashtim bëhet vetëm në rastin e një marrëveshje midis avokatit dhe punëdhënësit privat.

Ndëshkimi i avokatit  
Projektligji parashikon që Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka autoritet të pezullojë lejen e ushtrimit të profesionit në rastet kur avokati ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat për ushtrimin e profesionit, kur nuk ka plotësuar detyrimet ligjore për ushtrimin e profesionit, kur ndaj avokatit ka filluar një proces penal, kur nuk ka paguar kontributin e anëtarësisë, kur vuan nga sëmundje mendore ose fizike, të cilat bëjnë të pamundur ushtrimin normal të profesionit.

Ndërkaq, procedimi disiplinor ndaj një avokati fillon mbi bazën e një ankimi të bërë ndaj tij dhe klasifikohen në “sjelljet joprofesionale te avokatit”, ku përfshihen veprimi në kundërshtim me dispozitat ligjore apo nënligjore, statutit si dhe Kodin e Etikës të avokatit si dhe në “shërbimet e papërshtatshme profesionale”, ku përfshihen veprime apo mosveprime ndaj të përfaqësuarit, të cilat janë dukshëm nën nivelin e pritshmërisë të shërbimit të avokatit.

E drejta dhe kushtet për të fituar titullin “Avokat” 

  1. Të kenë përfunduar studimet e larta pranë fakultetit të drejtësisë në një universitet
    publik ose privat.
  2. Të ketë kryer stazhin e asistent avokatit pranë një avokati me të drejtë ushtrimi të
    profesionit.
  3. Të ketë përfunduar me sukses programin e trajnimit fillestar pranë Shkollës së
    Avokatisë.
  4. Të mos ketë në ngarkim te tij vendim dënimi të formës së prerë për vepra penale
    me rrezikshmëri të lartë shoqërore të kryera me dashje.
  5. T’i nënshtrohet provimit kualifikues të avokatisë sipas kritereve të përcaktuara.
  6. Të shlyeje tarifën e përcaktuar për këtë qëllim.
  7. Të jetë pajisur me lejen vjetore të ushtrimit të profesionit të avokatit.
  8. Të jetë regjistruar në organin tatimor dhe të jetë pajisur me numrin individual të
    personit të tatueshëm (NUIS).
  9. Të zbatojë dispozitat ligjore dhe ato të parashikuara në Statut dhe Kodin.
  10. Të ketë plotësuar detyrimet ligjore në drejtim të edukimit profesional.
  11. Plotësimi i kritereve të mësipërme përbën shkak ligjor për regjistrimin e avokatit në
    regjistrin aktiv të avokatëve. /SHQIPTARJA.COM
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester United "hap thesin", Mourinho zbulon pesë prioritetet e merkatos
Previous article Lojtari i Liverpool "tregon muskujt": Kam lindur të ndaloj Ronaldon dhe të fitoj...

Redaktor2

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza...

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës Aktualitet

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT