• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vuçiç: Kisha serbe nuk mund të përzihet në vendimin për Kosovën
Home
Rajon

Vuçiç: Kisha serbe nuk mund të përzihet në vendimin për Kosovën

22 May, 2018 Ina.Autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot në Baku të Azerbajxhanit se Kisha Ortodokse Serbe (SPC) nuk ka nevojë të merr vendime të rëndësishme politike në vend, por ka të drejtë të paraqesë qëndrimin e saj.

“Nuk mendoj se vendimet kryesore politike duhet të merren nga Kisha, por natyrisht se ka të drejtë për të shprehur pikëpamjet e veta, unë nuk kam asnjë problem me këtë”, u tha Vuçiq gazetarëve gjatë një vizite në Azerbajxhan.

I pyetur për të komentuar shkrimin e gazetës ‘Blic’ se shteti fajëson Kishën Serbe për Kosovën, Vuçiç tha se “Kishës nuk ia mohon të drejtën për të shprehur opinionin e saj, por ai nuk duhet të bie dakord me çdo deklaratë të përfaqësuesve të Kishës”, raporton “Beta”.

“Unë nuk e fajësoj Kishën. Por, ko nuk do të thotë se unë gjithmonë duhet të pajtohem me deklaratat cilitdo përfaqësues të Kishës. Ne jemi një shtet laik, shumë i respektoj, unë nuk jam ndonjë besimtar i madh, por jam besimtar”, tha Vuçiç, përcjell Telegrafi.

Kisha Ortodokse Serbe më 10 maj shpalli mesazhin e fundit të Kuvendit të Shenjtë të Peshkopëve, ku thuhet se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë qendrore”, dhe e cila u bën thirrje zyrtarëve serbë “që asnjëherë nuk duhet të japin pëlqimin për tjetërsimin e Kosovës dhe Metohisë”.

Vuçiq ka reaguar ndaj kësaj deklarate më 11 maj, duke thënë se e respekton pozicionin e Kishës, por se nuk e sheh se çfarë zgjidhje ajo ofron, duke shtuar se konflikti i ngrirë me Kosovën nuk është zgjidhje dhe se është e nevojshme për të arritur një kompromis.

“Respektoj gjithçka, por nuk e pashë se cila është zgjidhja. Të jemi kundër çdo gjëje dhe të presin për kohë më të mira, kur ne të jemi pesë ose tre milionë, apo kur të tjerët të na pënë prapa edhe për pesëdhjetë vjet?”, kishte pyetur Vuçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Matic e lë pa fjalë Mourinhon, serbi tregon se për çfarë ka nevojë United
Previous article AUDIOPERGJIMI/ Del blof pjesa e dytë e përgjimeve për Agron Xhafajn, Olldashi: Unë nuk e di nëse...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT