• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Sekretari i shtetit Pompeo: Marrëveshje të re me Iranin ose sanksione të ashpra
Home
Nderkombetare

SHBA/ Sekretari i shtetit Pompeo: Marrëveshje të re me Iranin ose sanksione të ashpra

21 May, 2018 F.autor Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo parashtroi një listë me kërkesa gjithëpërfshirëse për një marrëveshje të ardhshme me Iranin dhe kërcënoi me sanksione të ashpra, nëse Teherani nuk ndryshon qëndrim. Fjalimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit tek Fondacioni Heritage, shpalos strategjinë e administratës Trump, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin në fillim të muajit.

Çdo marrëveshje e re, theksoi zoti Pompeo, duhet të përfshijë heqjen dorë përfundimisht nga programi i armëve bërthamore, nga transferimi i raketave balistike dhe nga ndërprerja e “aktiviteteve destabilizuese” në mbarë Lindjen e Mesme. Në se Irani nuk ndryshon kurs, Shtetet e Bashkuara “do të ushtrojnë një presion financiar të paprecedent”, paralajmëroi zoti Pompeo.

“Këto kanë për të qenë sanksionet më të fuqishme në histori. Regjimi iranian ka luftuar për vite me radhë në mbarë Lindjen e Mesme. Pasi sanksionet tona të hyjnë plotësisht në fuqi, Irani do të vihet në vështirësi të mëdha për ta mbajtur gjallë ekonominë e vendit,” – tha zoti Pompeo, raporton VoA.

Administratae presidentit Trump është zotuar të rivendosë sanksionet që u hoqën në kuadrin e marrëveshjes së vitit 2015, të nënshkruar mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve europiane.

Vendet europiane janë duke zhvilluar bisedime me Iranin, në përpjekje për ta shpëtuar marrëveshjen. Por nuk është e qartë në se kjo përpjekje e europianëve mund të ketë sukses.

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, tha se “mbështetja politike e Bashkimit Europian për marrëveshjen bërthamore nuk është e mjaftueshme”,sipas medias shtetërore iraniane.

Por nuk është gjithashtu e qartë, në se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë të ushtrojnë presion të mjaftueshëm financiar ndaj Iranit, pa pasur mbështetjen e kompanive europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmuesi Cityt i harron të gjitha, pushime më të dashurën para fillimit të Botërorit
Previous article Siguroi mbijetesën Itali, autobusi i Kievos përfundon në Sarandë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT