• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Debat pёr orar tё ri pune në Gjermani. Ja ndryshimet që parashikohen
Home
Nderkombetare

Debat pёr orar tё ri pune në Gjermani. Ja ndryshimet që parashikohen

15 November, 2017 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Modeli i orareve tё punёs nё Gjermani shpjeguar thjeshtё ёshtё: 40 orё nё javё tё ndara nё pesё ditё tё javёs.

Disa ekspertё kёtё model e quajnё tё vjetёruar dhe kёrkojnё t’i jepet fund modelit tё ditёs tetё orёshe.

Kёshilli i ekspertёve tё ekonomisё, i cili konsulton qeverinё, e konsideron tё vjetёruar modelin ekzistues tё orarit tё punёs nё Gjermani dhe kёrkon qё orari i punёs tё “fleksibilizohet” rrёnjёsisht.

“Ideja pёr ta filluar punёn nё mёngjes nё orёn tetё nё zyrё dhe tё largohesh prej saj pasdite vonё, nuk ёshtё nё pёrshtatje me kohёn”, i tha gazetёs “Die Welt” Christoph Schmidt, kryetar i Forumit tё Ekspertёve. Legjislacioni pёr mbrojtjen e punёmarrёsve nё Gjermani ka qenё efikas, por sot nuk ёshtё mё i pёrshtatshёm me botёn e digjitalizuar tё punёs. Nё Gjermani sipёrmarrёsit e kanё tё ndaluar, qё t’i lejojnё tё punojnё punonjёsit mё shumё se tetё orё nё ditё. Nёpunёsit gjithashtu duhet tё kenё njё pushim dreke prej 30 minutash si dhe nga njёra ditё pune nё tjetrёn tё paktёn 11 orё shkёputje pёr t’u ҁlodhur.

“Mё pak orё pune nuk do tё ishte e pёrshtatshme”

Sipas komisionit tё eksperёtve, pesё kokave tё ekonomisё gjermane, kjo rregullore i kufizon shumё sipёrmarrёsit. Nё raportin e tyre tё publikuar njё javё mё parё, ekonomistёt kёrkojnё, qё java e punёs tё jetё e kufizuar nё 48 orё, por nё vend tё tetё orёve nё ditё duhet tё vendosen mё shumё pёrjashtime, nё mёnyrё qё edhe distanca prej 11 orёsh nga njёra ditё pune nё tjetrёn tё konceptohet me mё shumё fleksibilitet. Po ashtu ekspertёt nuk janё pёr pakёsimin e orёve tё punёs. “Nё kohёn e ndryshimeve demografike dhe mungesёs sё forcave tё kualifikuara tё punёs” njё masё e tillё, sipas tyre, ёshtё e papёrshtatshme.

Orari i punёs temё debati nё bisedimet pёr koalicionin qeverisёs

Ligji pёr orarin e punёs ёshtё njё ndёr pikat mё tё debatueshme nё bisedimet pёr krijimin e koaliconit tё ri qeverisёs nё Berlin. Unioni konservator “CDU/CSU” dhe liberalёt “FDP” favorizojnё zbutjen e ligjeve ekzistuese, ndёrsa ekologjistёt insistojnё pёr fleksibilitet mё tё lartё nё favor tё punёmarrёsve.

Shoqatat e punёdhёnёsve kёrkojnё prej kohёsh, qё tё ndryshojё ligji pёr orarin e punёs, ndёrsa sindikatat e refuzojnё kёtё duke konsideruar se kjo u imponon mё shumё punё punёmarrёsve.

Nё Gjermani, si edhe nё shumё vende tё tjera, ligjet pёr orarin e punёs janё bёrё si njё rregullore e shenjtё e paprekshme. Kjo ka tё bёjё me historinё e kёtyre ligjeve, sepse kёto rregulla janё arritur me luftё ndёr dekada. Nё kufiizmin e orarit tё punёs njё rol shembullor ka luajtur Kompania Ford Motor Company nё SHBA, e cila nё vitin 1914 ua shkurtoi orarin e punёs ditore punёtorёve tё vet.

Pёrkundёr tё gjitha pritjeve Fordi pёrmes kёtij hapi mundi ta rrisё produktivitetin, gjё qё u dha shkas firmave tё tjera tё ndjekin tё njёjtin shembull. Nё Gjermani disa firma, ndёr to Bosch dhe Bayer, qysh nё fillim tё shekullit tё 20 aplikuan ditёn tetё orёshe tё punёs. Me fundin e Luftёs sё Parё Botёrore nё vitin 1918 ky rregull u pёrcaktua me ligj nё Gjermani – ndonёse e shtuna mbeti edhe pёr disa dekada si ditё pune. Nё vitet 1970-tё pёr shumicёn e tё punёsuarve u vendos me ligj rregulli i javёs me 40 orё pune.(dw)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Formacioni i jashtëzakonshëm që do të mungojë në Botëror
Previous article Ish ministri i LSI sulmon Mogehrinin/ Ajo nuk reagoi për vilën e Vllahutin ju prisni për Tahirin

Redaktor2

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT