• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Bogdani s’e grumbulloi, Greqia i jep pasaportë talentit shqiptar
Home
Futboll

Bogdani s’e grumbulloi, Greqia i jep pasaportë talentit shqiptar

15 November, 2017 Ina.Autor Futboll, Sport

I riu shqiptar, Igli Doko, ka firmosur një kontratë profesioniste me skuadrën e Panathinaikosit. Ky është lajm pozitiv dhe fantastik për atë, por edhe për Kombëtaren Shqiptare që mund të mbështetet tek ai në një të ardhme. Mirëpo, lajmi nuk përfundon këtu. Paralelisht me firmën e tij në kontratën e profesionistëve të skuadrës së njohur greke, Doko u josh nga shteti grek.

Doko

Këta të fundit i kanë dhënë pasaportën greke dhe sigurisht që në një të ardhme mund ta grumbullojnë dhe ta ftojnë për të luajtur me ekipin e Greqisë. Lajmi i firmës së tij dhe i marrjes së pasaportës greke ka bërë jehonë në mediat greke, të cilat e konsiderojnë si një nga talentet e së ardhmes.

Doko2

Doko prej vitesh ndodhet në Greqi dhe është aktivizuar me ekipin e të rinjve të Panathinaikosit, ndërsa dje u bë profesionist në këtë skuadër. Ai nuk është emër i panjohur për Shqipërinë dhe mbi të gjitha për trajnerin e Kombëtares U- 19, Erjon Bogdani, i cili e ka grumbulluar disa herë në skuadrën e tij, por nuk i ka dhënë kurrë mundësinë për të luajtur dhe nuk e ka zbritur në fushën e lojës.

Igli Doko

Tani që Doko ka pasaportë greke, mund të zgjedhë të luajë edhe për helenët, pavarësisht se dëshira e tij e madhe është që të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.

FLET MENAXHERI- Për “Panorama Sport”, konfirmoi gjithçka edhe vetë menaxheri Angjelos Veizi, i cili ka të drejtat e të riut Igli Doko. “Nga ky moment është bërë profesionist te Panathinaikos. Firmosi për dy vite te Panathinaikos dhe ka dhjetë vite që rritet në këtë skuadër. Ai ka vuajtur shumë në Greqi, në fëmijërinë e tij.

Angjelos Veizi dhe Doko

Në maj u grumbullua nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë, por Bogdani e la jashtë liste për ndeshjet e Europianit. Ai mund të luajë edhe me kombëtaren greke, por do vetëm Shqipërinë. Greqia e ka dashur edhe më përpara, por nuk kishte dokumente. Tani që mori pasaportën, e ka të lehtë dhe e ka në dorë të zgjedhë kë të dojë. Igli preferon vetëm Shqipërinë dhe këtë ma ka thënë disa herë”, ka thënë menaxheri i tij Veizi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Transportonin drogë drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona (EMRAT)
Previous article Kaubojsi në versionin “Playboy”: Shikoni si i ka zhveshur femrat NUDO

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT