Kryeministri Ramush Haradinaj është nisur për vizitë në Vatikan. Atje pritet ta takojë Papa Françeskun.
U duk se kryeministri Haradinaj ka një ditë të ngarkuar sot kur u pa teksa vraponte për të hyrë në sallën e mbledhjeve të Qeverisë. Doli që kryeministri vërtet kishte agjendë të ngjeshur, e madje në të kishte edhe një udhëtim special.
Gazeta Express ka marrë vesh se kryeministri Haradinaj të hënën pasi ka realizuar disa takime, është nisur për në Vatikan pa ndonjë paralajmërim.
Burimet e gazetës thonë se atje kryeministri do të pritet nga numri një i katolikëve në botë, Papa Françeskun.


