• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Media ruse: SHBA mund ta bëjnë Serbinë si Palestina nëse nuk e pranon Kosovën
Home
Europë

Media ruse: SHBA mund ta bëjnë Serbinë si Palestina nëse nuk e pranon Kosovën

21 May, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

“SHBA-të mund ta bëjnë Serbinë si Palestina nëse Beogradi nuk e pranon planin e Perëndimit për Kosovën. Vrasja e 60 palestinezëve nga Gaza ishte ushtrim demonstrues për të gjithë ata që i kundërvihen interesave të SHBA-ve”.

Kështu e nis shkrimi më i fundit propagagandistik i mediumit rus ‘Sputnik’, një ndër shumë media në Serbi që financohet nga Rusia.

Aty citohet Liljana Smajlovic, ish kryeredaktore e gazetës serbe ‘Politika’, e cila në Serbi vlerësohet si njohëse e mirë e politikës së jashtme amerikane, përcjell gazetaMetro.net.

Ajo thotë se Washingtoni nuk do i vejë formalisht sanksione Serbisë dhe se nuk do të ketë ndonjë sulm të ri ushtarak mbi vendin, por rasti i fundit në gaza tregon sjelljen ndaj atyre që i kundërvihet interesave të Perëndimit, raportojnë mediat serbe.

“Nuk besoj se do ketë çfarëdo lloj sanksionesh, nëse deri në fund të vitit nuk e pranon zgjidhjen për Kosovën e cila i konvenon Washingtonit dhe Brukselit. Megjithatë, ajo çfarë ndodhi me zhvendosjen e ambasadës së SHAB’ve në Jerusalem… është ushtrim demonstrues çfarë të ndodh nëse e kundërshton ndonjë interes të rëndësishëm të fuqive perëndimore”, ka thënë Smajlovic.

‘Sputnik’ shkon edhe më larg duke cituar analistin Dragomir Andjelkovic, që thotë se ekziston rreziku real i një ’goditje amerikane’ ndaj Serbisë, para së gjithash për një sulm mbi serbët e Kosovës.

Sipas tij Serbia duhet të mbështesë atë që e quan vetorganizim përmes organizatës Civilna Zastita.

“Ajo u hoq përkohësisht për shkak të Bashkimit Europian, por duhet të ribëhet urgjentisht sepse edhe ashtu do na duhet në të ardhmen…”, thotë Andjelkovic.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe ushtronte dhunë ndaj njerkës, arrestohet i riu në Fier (FOTO)
Previous article Erdogani dhe "shuplaka osmane"

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT