Pas seancës së pyetjeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka reaguar deputeti Ervin Salianja, i cili ka thënë që ka dhe pjesë të tjerë të audio-përgjimit ku implikohet më shumë Agron dhe Fatmir Xhafaj.
Pjesë nga deklarata
Është e qartë që qeveria është e përfshirë në mbrojtën e krimit. Agron Xhafaj u largua nga Shqipëria për të mos u zbuluar trafiku që ai ka bërë.
Ne jemi pyetur, për të gjitha që kemi deklaruar. Por prokuroria është përfshirë më shumë për të hetuar kallëzimin e rremë dhe jo për hetuar trafikun e drogës.
Është njësoj si të them unë që nuk jam Ervin Salianji, këtë përgënjeshtrim kërkon të bëj dhe Agron Xhafaj ashtu mund të thotë që nuk ka qenë në audio-përgjim
Si keni rënë ju gjurmë të këtij audio-përgjimi?
Kjo është një sekret hetimor. Por ka dhe një deklaratë i cili ka deklaruar se si më ka sjellë audio përgjimin. Jo vetëm pjesën e parë që është bërë publike, por dhe pjesë të tjera që tregojnë se dëshmitarin X, Agron Xahfën dhe gazetarin se si kanë komunikuar për 10 kilogramë kanabis.
Por do të shihni se ka prova të reja, dhe shihet dhe emri i Agron dhe Famtir Xhafaj.


