• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUDIPERGJIMI/ Pas bashkimit të dosjeve, regjistrimeve do t’ju bëhet ekspertiza në laboratore të specializuar jashtë vendit
Home
Shqipëri

AUDIPERGJIMI/ Pas bashkimit të dosjeve, regjistrimeve do t’ju bëhet ekspertiza në laboratore të specializuar jashtë vendit

20 May, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Pas bashkimit të dosjeve në një të vetme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, akuza pritet të dërgojë audio përgjimin për ekspertizë teknike në një laborator të specializuar jashtë vendit.

Mësohet se dy prokuroritë kanë bërë regjistrime audio të personave si Agron Xhafajt ashtu dhe Albert Veliut ndërsa materialet do ti dërgohen laboratorit të specializuar.

Një ditë më parë, kallëzimi i bërë nga Agron Xhafaj ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike që bënë publik audio përgjimin i kaloi Prokurorisë për Krimet e Rënda. Dosja u delegua nga Prokuroria e Tiranës pasi personat e përfshirë në hetim ishin të njëjtët.

Nga ana tjetër prokuroria e krimeve të rënda pas publikimit të audio përgjimit regjistroi procedimin penal kryesisht për trafik droge. Pas sekuestrimit të materialit audio në selinë e partisë demokratike oficerët pyetën për më shumë se 6 orë Albert Veliun ose të njohur ndryshe si “dëshmitari X”.

Gjatë marrjes në pyetje ai i qëndroi të gjitha deklaratave të tij duke konfirmuar se personi që ai flet është vëllai I ministrit të brendshëm. Nga ana tjetër hetuesit pritet të verifikojnë dhe mënyrën se si është bërë përgjimi kjo pasi deklaratat e bëra nga dëshmitari dhe gazetari që ka marrë përsipër intervistimin e tij, janë kontradiktore.

Përpara hetuesve ashtu si dhe në dëshminë e publikuar nga partia demokratike Veliu ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të përgjimit.

Prokuroria ka kërkua dhe marrjen në pyetje të deputetëve të partisë demokratike të cilët bënë publik audio përgjimin ndërsa deklarimet e tyre pritet të zhvillohen të hënën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS I HUMBISNI/ Jeni kurioz të dini çfarë përmbante menyja e dasmës mbretërore?
Previous article Martesa e përrallave moderne/ Princ Harry e Meghan Markle realizojnë dasmën më të shtrenjtë në historinë e Anglisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT