Në Olimpiadën mbarëkombëtare të matematikës, që sapo ka përfunduar në qytetin e Beratit nxënësi durrsak Tedi Kallço është shpallur fitues me 97 pikë nga 100 të mundshme, duke u renditur në vend të tretë.
Në ceremoninë e rastit ka marrë pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili e ka uruar talentin e matematikës në Durrës për këtë sukses të rëndësishëm.
Tedi Kallço është vëllai i kampionit të të gjitha olimpiadave kombëtare dhe medalisti i medaljes së bronxtë në olimpiadën botërore Gledi Kallço, i cili aktualisht studion në Institutin Amerikan të Teknologjisë në Masachutes.
Fituesi aktual i olimpiadës mbarëkombëtare të matematikës Tedi Kallço është nxënës në shkollën “Vinçens Prendushi” në Durrës.
Në olimpiadën mbarëkombëtare të matematikës morën pjesë 150 nxënës nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Për klasat e 9-ta, medalje ari mori Johana Bendaj nga Berati me 99 nga 100 pikë, dhe për klasat e 7-ta Mateo Velaj nga Vlora. Ndërsa durrsaku Tedi, nxënës i klasës së tetë, u rendit i treti me 97 pikë.
Olimpiada e matematikës u organizua nga Shoqata e Matematikës e Klubit Paskal në Maqedoni.


