• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHEN SEKRETET/ Si futën shqiptarët 400 milionë euro kokainë në Gjermani
Home
Breaking News

ZBULOHEN SEKRETET/ Si futën shqiptarët 400 milionë euro kokainë në Gjermani

20 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbulohen detajet e mekanizmit se si vepronte një organizatë kriminale shqiptare, e cila besohet se mundësoi futjen në Gjermani të 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milion euro.

Në fletëarrestin e lëshuar nga policia e landit të Bavarisë renditet e gjithë dinamika e këtij super operacioni kriminal ku ishin përfshirë 13 shtetas shqiptarë tashmë të arrestuar, njofton Report.tv. Disa prej 13 anëtarëve të këtij grupi kriminal udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identikuar nga policia.

Fletë arresti ku janë renditur akuzat nis me shpjegimin e marrjes së Kokainës nga magazinat e firmës Greenyard. Policia gjermane më tej në fletearrestet e lëshuara tregon përbërjen e këtij grupi kriminal. Ne disa raste, thuhet se anëtaret e grupit vepruan ne përputhje me marrëveshjet e tyre, ne menyre te tille qe kokaina te transportohej e fshehur ne kutite e bananeve me ane te detit drejt Hamburgut.

Policia e Bavarisë: “Më 25.04.2018 rreth orës 00:05, të dy fajtorët në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët janë punëtorë të rmës Greenyard, morën nga magazinat e rmës Greenyard në Hamburg , një sasi deri tani të panjohur kokaine, rreth 180 kg dhe e ngarkuan atë përfundimisht në makinën tip Opel Vivaro. Makina tip Opel-Vivaro drejtohej nga të akuzuarit Mevlan Beca dhe Granit Bajrami. Kokaina ishte futur nga porti i Hamburgut, në Republikën Federale Gjermane nga grupi, pa e përcaktuar dot se kur është futur, me qellim shitjen.”

Në një orë jo të përcaktuar të datës 14.09.2017 u bashkuan disa persona, bashkë me ta edhe të akuzuarit në një grup, me qellim që të sillnin një sasi të madhe kokaine nga Ekuadori në rajonin e Republikës Federale Gjermane, për ta shitur atë më tutje. Grupi përbehet nga të akuzuarit Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti, Dario Lame, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, dhe persona të tjerë deri tani të paidentikuar.

Bananet bashkë me kokainën transportoheshin më pas duke përdorur rrugën normale të transportit nga magazinë e rmës Greenyard në Bremen, për në vende të ndryshme në Gjermani, duke mos e pasur kurrë deri në këtë moment në ruajtje të grupit. Sipas marrëveshjes së tyre paraprake, të bazuar në një plan-veprimi, ata i thyen me dhunë derën ose më mirë të themi dyert e magazinës së gomave. Më në fund ata gjetën markën/llojin e bananes të importuar nga Ekuadori, bashkë me numrin e paletës dhe e kthyen atë përsëri në Hamburg për ta shitur.

Brenda grupit i akuzuari Dario Lame luante rolin e magazinierit. Ai vinte në dispozicion banesën e tij në Bargteheider Hamburg për takime konspirative të anëtarëve të bandës. I akuzuari Dashamir Ndoj banonte në këtë banesë edhe me të akuzuarit Dauti dhe Emiljan Hysenaj, të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për nxjerrjen e Kokainës nga magazinat e gomave. Kanë qëndruar në po të njëjtin apartament, gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani. Në emër të të akuazuarit janë të regjistruara një makinë tip Mercedez Benz dhe një autoveturë personale tip Skoda të cilat përdoreshin nga anëtarët e bandës. Të akuzuarit Dauti dhe Hysenaj udhëtonin nga Shqipëria rregullisht sa herë që kishin ndërhyrje të tilla. I akuzari Ndoj ka qenë prezent ne te gjitah këto nderhyrje kur merrej kokaina nga magazinat e kompanisë Greenyard.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skenarët dhe llogaritë, Evropa dhe mbijetesa me laps e letër
Previous article "TUNDEN E SHKUNDEN"/ Enca bën NAMI me të PASMET e saj duke...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT