• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I shkrumbohet makina para shtëpisë në Elbasan, flet pronari: Nuk kam konflikte, nuk është ngjarje…
Home
Breaking News

I shkrumbohet makina para shtëpisë në Elbasan, flet pronari: Nuk kam konflikte, nuk është ngjarje…

20 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një makinë u shkrumbua dje në qytetin e Elbasanit, ndërsa Policia ka nisur hetimet, duke mos përjashtuar dyshimin për një ngjarje të qëllimshme. Paraprakisht, Policia bëri të ditur se nga hetimet e para rezulton se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale, ku makina është përfshirë në flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Mësohet se mjeti tip “Opel”, me targa AA 782 OU, është në pronësi të një pensionisti, shtetasit K. Borakaj, 66 vjeç. “Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “5 Maj”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Opel”, me targa AA 782 OU, në pronësi të shtetasit K.B., 66 vjeç, (pensionist). Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe si pasojë e flakëve, mjeti është djegur plotësisht në pjesën e përparme të tij. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit, i cili s’ka ndonjë pretendim se mjeti mund t’i jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë shkëndijë elektrike.

Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit”, bëri të ditur Policia e Elbasanit nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Burime nga hetimi bënë të ditur se pronari i mjetit është marrë në pyetje menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Ai ka deponuar për Policinë se nuk kishte asnjë konflikt me persona të tjerë dhe as nuk ka ndonjë pretendim për një ngjarje të qëllimshme.

Pavarësisht pretendimit të tij, Policia bëri të ditur se është duke hetuar duke mos përjashtuar një ngjarje të mundshme të qëllimshme. Vetë i zoti i makinës rezulton pa precedentë dhe pa probleme me ligjin. Tashmë po hetohet nëse ngjarja mund të ketë lidhje me ndonjë nga fëmijët e tij dhe se kjo mund të jetë si një shenjë kërcënimi ndaj kësaj familjeje. Por gjithsesi, burime nga Policia bënë të ditur se nga hetimi paraprak askush nga familja Borakaj nuk rezulton me probleme dhe as me konflikte me persona të tjerë. Kanë qenë banorët ata që sinjalizuan Policinë, sapo kanë konstatuar tymin dhe flakët në automjet. Zjarrfikësja mbërriti në vend, por pjesa e përparme e makinës, ndërkohë ishte shkrumbuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Pasi kërkoi BURRË"/ Ja si shfaqet vajza e moderatores së njohur, mos e humbisni (FOTO)
Previous article VIDEO/ Greqi, grushte dhe shqelma bashkiakut të Selanikut, momenti i agresionit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar Aktualitet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO) Aktualitet

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO)

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT