• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘Vrasje me paramendim’, prokurorët ngrënë akuzat për 17-vjeçarin që kreu masakrën në Teksas
Home
Europë

‘Vrasje me paramendim’, prokurorët ngrënë akuzat për 17-vjeçarin që kreu masakrën në Teksas

20 May, 2018 Ina.Autor Breaking News, Europë, Nderkombetare

Prokurorët në Teksas kanë ngritur padi për vrasje me paramendim ndaj adoleshentit Dimitrios Pagourtzis për masakrën dje në një shkollë të mesme. Megjithëse 17-vjeç, ai do të trajtohet në sistemin gjyqësor si i pandehur në moshë madhore, që lë të hapur mundësinë për dënimin me vdekje. Dhjetë vetë humbën jetën dhe mbi dhjetë të tjerë u plagosën në sulmin e fundit vdekjeprurës në një shkollë amerikane. Autoritetet thonë se përveç të dyshuarit Dimitrios Pagourzis kanë ndaluar edhe një individ tjetër si person interesi. Masakra në Shkollën Santa Fe ka rizgjuar debatin mbi dhunën me armë në Shtetet e Bashkuara.

E premtja e djeshme filloi si një ditë tipike në një shkollë të mesme, por shkolla Santa Fe në juglindje të Teksasitu shndërrua shpejt në skenë të një krimi makabër.

“Dëgjova katër ose pesë të shtëna. Nuk e di. Sa e kuptova se çfarë ishte, fillova të vrapoj” thotë nxënësja Paige Curry.

Autoritetet thonë se i dyshuari, 17-vjeçari Dimitrios Pagourtzis hapi zjarr në Shkollën e Mesme Santa Fe pak para orës 8 të mëngjesit të së premtes. Disa njerëz humbën jetën, shumica prej tyre nxënës adoleshentë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke folur në Shtëpinë e Bardhë, shprehu keqardhje mbi sulmin e fundit të ndodhur në një shkollë.

“Kjo po ndodh shumë shpesh në vendin tonë, për shumë vite, për shumë dekada. Mbajmë zi për humbjen e jetës dhe i japim mbështetjen tonë të gjithëve të prekur nga ky sulm absolutisht i tmerrshëm”.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se nuk kishte patur shumë shenja se i dyshuari synonte të kryente një akt të tillë, ndryshe nga autori i krimit në Shkollën Marjory Stoneman Douglas. Ai shtoi se armët e përdorura ishin ligjërisht pronë e babait të të dyshuarit.

“Në këtë rast, nuk kishte patur shenja, ose kishte shumë pak shenja se do të bënte një gjë të tillë. Në faqen e tij në Facebook ai kishte vënë foton e një bluze me shkrimin “born to kill (i lindur për të vrarë), por asgjë tjetër. Ai nuk kishte histori kriminale ose probleme me policinë”.

Vrasja në Shkollën e Mesme Santa Fe ndodhi vetëm pak muaj pas masakrës në Parkland, të Floridës, ku humbën jetën 14 nxënës dhe tre punonjës në Shkollën e Mesme Marjory Stoneman Douglas.

“Kjo nuk ka fund. Ne të gjithë duhet të punojmë për të gjetur një mënyrë për të trajtuar problemin, por duke patur parasysh situatën, ne duhet të përgatitemi fatkeqësisht për ngjarje të tilla”.

Pas kontrollit të premten në të dy shtëpive dhe një automjeti që ishte në përdorim të të dyshuarit, policia tha se kishte gjetur pajisje të shumta shpërthyese. Autoritetet, duke cituar ditarin e të dyshuarit, thonë se ai kishte planifikuar të vriste veten pas sulmit./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS E HUMBISNI/ Kjo është vila e re 1.5 milionë € e Conor McGregor (FOTO)
Previous article STUDIM/ Ja cilat janë disa nga arsye pse femrave u dalin qime në zonën e mjekrës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh Aktualitet

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze Botë

TAKSA PËR BLERJET ONLINE/ BE synon 6 miliardë euro në vit nga tarifat për platformat kineze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT