• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDIQ NË PARABURGIM, flet gruaja e Enea Ftoit: Kishte shenja gjilpërash në trup… (VIDEO)
Home
Breaking News

VDIQ NË PARABURGIM, flet gruaja e Enea Ftoit: Kishte shenja gjilpërash në trup… (VIDEO)

19 May, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bashkëshortja e Enea Ftoit që humbi jetën në komisariatin e Korçës ka kallëzuar penalisht tre policë, të cilët sipas saj kanë dhunuar deri në vdekje të shoqin.
Ajo thotë se përveç shenjave të dhunës, në trup 27-vjeçarit i kanë bërë edhe gjilpëra. Për rastin po heton Prokuroria e Korçës, ndërsa për efektivët nuk është marre ende asnjë masë administrative.

Në shtëpinë e marrë me qira, familjarët e Enea Ftoit presin ngushëllime sipas traditës. 27-vjeçari u përcoll, me protestë pasditen e së premtes për në banesën e fundit, duke lënë në mjerim bashkëshorten dhe tre vajza të mitura, 6, 5 dhe 1 vjeçe. Varfëria e familjes Ftoi peshon po aq shumë sa vdekja e 27-vjeçarit, për të cilën të afërmit akuzojnë efektivët e policisë së Komisariatit të Korçës. E papunë dhe pa profesion, bashkëshortja 21-vjeçare e Ftoit, thotë se asistenca prej 2.500 lekë të reja, nuk mjafton as për qiranë e apartamentit.

Entela Ftoi: “Jemi pa shtëpi, pa katandi. Ku të mbytem me tre fëmijët, ku të mbytem. Nuk vranë vetëm jetën e tij. Më vranë edhe fëmijët dhe mua”.

Në Drejtorinë e Policisë së Korçës, bashkëshortja e Eneas ka bërë kallëzim, për tre efektivët, të cilët i konsideron përgjegjës për dhunën dhe keqtrajtimin e 27-vjeçarit, gjatë tre ditëve të qëndrimit në Komisariat.

Entela Ftoi: “Për Alqin, Kreshnikun dhe Gurin, që ai iu bënte gjilpërat. Guri që është shefi i dhomave të sigurisë atje. Këta ditën e parë që e kishin zënë e kishin rrahur në Pazar. Janë policë. Ai përveç shenjave të të rrahurës kishte dhe tre shenja gjilpërash”.

Prokuroria e Korçës thotë se po vijon hetimet për rastin dhe është në pritje të përgjigjeve të ekspertizës mjeko-ligjore dhe ekspertimit të pamjeve të kamerave të sekuestruara në Komisariat. Edhe pse rastet e dhunës në Komisariatin e Korçës janë të përsëritura, ndaj efektivëve përgjegjës për episodet e dhunës ndaj të shoqëruarve nuk është marrë asnjë masë administrative nga Drejtoria e Policisë. /abcnews.al

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nadal “leksion” Djokovic në turneun e Romës, synon kreun e renditjes
Previous article Luftëtari përmbys Skënderbeun, në Durrës shënohen 8 gola

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT