Gazetari Jetmir Olldashi, qe ka deklaruar sot me ze e figure se eshte ai personi qe ka pergjuar vellane e Famtir Xhafajt, ne biseden e tij telefonike me deshmitarin X, Albert Veliu ka treguar sot para medias, pse pse ia ka besuar pergjimin PD dhe konkretisht deputetit demokrat Ervin Salianji.
Pjesa e deshmise per takimin me Salianjin
Nga i gjithë investigimi kam vënë re se pavarësisht raporteve në media se jane goditur grupe kriminale, gjendja në Vlorë ishte jashtë kontrollit dhe të kërkoje kanabis ishte si të kërkoje një produkt normal.
Më pas jemi kthyer në Tiranë.
Në këto kushte duke patur parasysh se flitej për vëllan e Ministrit të Brendshëm në detyrë, çështja ishte tepër sensitive dhe me shume rrisk. Vlerësova se siguria fizike e burimit tim dhe e imja ishte në rrezik.
Brenda asaj kohe ndodhi dhe largimi im nga emisioni në të cilin bëja pjesë.
Pas disa kohësh, duke mos patur mundësi transmetimi të materialit, dhe pa asnjë mbështetje në lidhje me këtë investigim që kisha kryer, vendosa të kontaktoj me Partinë Demokratike, për interesin që ky institucion ka patur gjatë gjithë kohës për të denoncuar trafikun e drogës.
Në Partinë Demokratike kontaktova me deputetin Ervin Salianji, një nga deputetët që ka denoncuar trafikun e drogës dhe kanabizimin nga parcelat e hashashit.
E informova në detaje për investigimin dhe rezultatet e tij, si garanci për sigurinë e burimit tim dhe sigurinë time personale.
Për gjithe investigimin e kryer si gazetar kam përgatitur një material.
Një pjesë është transmetuar nga media pas publikimit që bëri Partia Demokratike ditën e hënë. Një pjesë tjetër do të transmetohet këto ditë.


