• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Goditja e katërt e DEA-s ndaj mafies shqiptare: Drogë e banane edhe në Belgjikë, kapet 313 kokainë
Home
Breaking News

Goditja e katërt e DEA-s ndaj mafies shqiptare: Drogë e banane edhe në Belgjikë, kapet 313 kokainë

19 May, 2018 anxheladoko Aktualitet, Breaking News, Kronikë

DEA jep goditjen e katërt ndaj mafias shqiptare të kokainës, duke arritur kështu që të kapë një grup shumë të fuqishëm që vepronte në Belgjikë dhe Hollandë.

Në një operacion të përbashkët që DEA dhe Europol kanë zhvilluar në qytetin e madh belg Antverpen, është arritur të sekuestrohet rreth 313 kilogram kokainë dhe është kapur pjesa më e madhe e grupit.

Grupi që vepronte në portin më të madh të Belgjikës, mësohet se kontrollonte tregun e Francës dhe Belgjikës, si dhe një pjesë në Hollandë.

Kokaina e fshehur në arka bananesh kishte ardhur nga Amerika Latine me një ngarkesë më të vogël. Ajo më pas ishte magazinuar në një ndërtesë në qytetin e madh port të Belgjikës, ku u zbuluan provat e tjera të bandës shqiptare.

Numri i të arrestuarve po mbahet sekret për arsye hetimore, por siç mësohet bëhet falë për një grup që ka lidhje me tre operacionet e tjera: atë të Maminasit, atë të Spanjës dhe të Gjermanisë, ku u kapën tonelata drogë të fortë.

DEA, e cila komandon sulmet për ditën dhe kohën e duhur të operacionit, dyshon se tre goditjet e fundit që u dhanë ndaj eksportuesve shqiptarë të kokainës kanë bërë që trafikantët ta lëvizin atë me sasira më të vogla.

Kjo pasi grupi që është goditur në Antverpen është i fortë dhe i rëndësishëm thuajse njësoj me ata që u arrestuan në Madrid dhe në Hamburg.

Sipas policisë belge që ekzekutoi dhe bashkërendoi operacionin, kokaina ishte fshehur në 15 kuti bananesh dhe kapte vlerën e 16 milionë eurove.

Shqiptarëve ju janë kaur vetëm 50 mijë euro cash, si dhe të gjitha makinat dhe dy motoçikleta që u gjendën në banesën ku u zhvillua operacioni.

Gjithashtu në banesën ku u kapën krerët e bandës shqiptare, u gjet edhe një serë e madhe e kultivimit të kanabisit, ku mbilleshin kryesisht fidanët e mariuanës.

Hetimet për bandën shqiptare kanë nisur që në shtatorin e vitit 2016, kur në një ditë në të gjithë Europën, Europol arrestoi 36 baronë shqiptarë të drogës. Pas atij operacioni të madh, ky është aksioni i dytë, tashmë me synimin për t’i shpartalluar përfundimisht këto banda.

Ndërkaq, policia gjermane ka publikuar emrat e të arrestuarve në operacionin ku u sekuestrua 1.8 ton kokainë.

Emiljan Hysenaj dhe Dashamir Ndoj, duket se janë krerët e kartelit shqiptar të Bavarisë, i cili kontrollonte shpërndarjen në një rrjet në jug të Gjermanisë.

Në Tiranë ka mbërritur një grup i policisë dhe i prokurorisë gjermane, të cilët dje janë takuar edhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, takim ku ishte prezent edhe ambasadorja gjermane në Tiranë.

Agjencia amerikane e Antidrogës, mendon se të gjithë të arrestuarit në operacionet e fundit nuk ka gjasa të jenë koka e vërtetë e trafikut gjigand të kokainës; ata janë thjesht ushtarë të një megaorganizate që është bashkuar prej kohësh dhe është bërë shumë e fuqishme.(tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Merkel dhe Putin mes afrimit dhe mosbesimit
Previous article Milani sakrifikon dy sulmues për ta transferuar ish-mesfushorin e Manchester United

anxheladoko

Postime të ngjashme

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm Breaking News

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT