Fakte tronditëse mbërrijnë në redaksi për mësusin e zhdukur nga Librazhdi.
Mësuesi Ndriçim Poçi rezulton i humbur që nga data 29 prill. Të afërmit e tij dyshojnë se ai mund të ketë ndërmarr ndonjë vendim fatal pasi nuk gjeti rrugëzgjidhje për heqjen e padrejtë nga puna.
Ja çfarë shkruan një banor i zonës ku ai banonte:
Mësuesi Ndriçim Poçi,ka mbaruar studimet për Histori Filologji,dega gjjuhë letërsi. Ka ponuar mësues në Stëbleve, Polis Vilan, Gurëshpatë, Vulçan dhe ne shumë fshatra të Librazhit. 25 vjet mësues. U largua mga puna si mësues në tetor, ku zyra arsimore e detyroj të firmoste dorëheqjen,duke shkruajtur se ishte i sëmurë mendor, për të emëruar një tjetër mësues pa portal. U ankua në shumë institucione për punë,por nuk gjeti zgjidhje. Ka patur një vajzë volejbolliste, me Flamurtarin e Vlorës. Gruan pa punë. Një mësues me biblotekën me të madhe në shtëpi. Në vend të tij u caktua një mësues tjetër pa portal.



