• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Prokuroria e dërgon audio-përgjimin jashtë vendit për të zbuluar autenticitetin
Home
Breaking News

Prokuroria e dërgon audio-përgjimin jashtë vendit për të zbuluar autenticitetin

19 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “dëshmitari X”, në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike deklaron për “Panorama”, se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda i ka qëndruar gjithçkaje që ka deklaruar në video.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Albert Veliu rrëfen edhe arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë akt ndaj ish-shokut të tij, Agron Xhafaj. Sipas Veliut, rrëfimi i tij për veprimtarinë e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, janë detyrime që Agroni duhet t’i shlyente ndaj tij pas daljes nga burgu.

“Dëshmitari X”, në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike në datën 14 maj, flet edhe për kërcënimet e marra pas publikimit të përgjimeve. Veliu, në rrëfimin e tij për “Panorama”, deklaron se ka bërë një jetë normale, por thekson se nuk ka borxhe ndaj askujt.

Për të gjitha detajet dhe faktet e përmendura në intervistën e publikuar nga PD këtë të enjte, Prokuroria e Krimeve të Rënda e mori për 5 orë në pyetje Albert Veliun. Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, Veliu u shoqërua nga avokatët Ivi Kaso dhe Artan Murrizi, të cilët e kanë pritur rreth pesë orë që klienti i tyre të përfundojë seancën e marrjes në pyetje.

Sipas burimeve nga Prokuroria, Velu ka dhënë dëshminë përpara prokurorit të çështjes, Përparim Kulluri. Të njëjtat burime sqarojnë se Veliu u ka qëndruar deklarimeve të mëparshme, se regjistrimi është autentik dhe se zëri është i tij.

Për t’u siguruar për versionin e tij të dëshmisë, prokurori ka marrë edhe një regjistrim të zërit të dëshmitarit, që të bëhet krahasimi me audio-regjistrimin. Kujtojmë se dy ditë më parë, ai është marrë në pyetje edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Konkretisht, Veliu ka dhënë deklarime përpara prokurorit Genc Qana, që ka në dorë dosjen e kallëzimit të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD-së, të cilët bënë publike videon.

Nga ana tjetër, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është regjistruar procedim tjetër për audio-regjistrimin, që ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme pas akuzave të PD-së dhe është kaluar te Krimet e Rënda, duke qenë se organi qendror nuk ka më drejtori hetimi.

Gjithashtu, burime jozyrtare thonë se audio-regjistrimi është dërguar jashtë vendit për të zbuluar nëse është autentik, ka pasur ndërhyrje dhe nëse zërat janë të aktorëve që pretendohen.

Përpara se të nisej drejt Italisë, Agron Xhafaj ka dhënë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda versionin e tij të ngjarjes dhe ka lënë si provë regjistrime të zërit të tij për krahasim. Çështja te Krimet e Rënda është marrë nga prokurorët Përparim Kulluri dhe Gentian Osmanaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fakte tronditëse për mësuesin e zhdukur nga Librazhdi. Në tetor u detyrua të firmoste… (FOTO)
Previous article DASMA E MADHE/ 2 MILIARD shikues për dasmën mbretërore, ndiqni LIVE momentin final (VIDEO LIVE)

Redaktor2

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT