• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Duan të na mbysin në gjak e lot”, çfarë i kërkoi Erdogan botës islame
Home
Europë

“Duan të na mbysin në gjak e lot”, çfarë i kërkoi Erdogan botës islame

19 May, 2018 Ina.Autor Europë, Nderkombetare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë muslimanëve, dhe se Kudsi është një qytet i bekuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Nën drejtimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është mbajtur sot në pallatin e qendrës së kongreseve në Stamboll mbledhja e Jashtëzakonshme e Konferencës së Samitit Islamik të Organizatës Bashkëpunimit Islamik (OBI).

“Ne sot i themi ‘ndal” atyre që dëshirojnë ta mbysin në gjak dhe lot rajonin tonë. Në takimin tonë, thërrasim me zë të lartë që vëllezërit tanë palestinezë nuk janë kurrë të vetëm në luftën e tyre. Dëshiroj të shpreh edhe njëherë që duhet të dihet nga të gjithë se kauza e Kudsit është kauzë e të gjithë muslimanëve dhe se Kudsi është një qytet i bekuar saqë nuk mund të lihet në mëshirën e një shteti terrorist që i ka duart e lyera me gjakun e mijëra palestinezëve të pafajshëm”, tha Erdoğan.

Si kryetar i radhës së samitit, Erdoğan, falënderoi përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse të cilët i janë përgjigjur thirrjes në një kohë të shkurtër.

“Sot kalimi në veprim për palestinezët e masakruar barbarisht nga Izraeli, do të thotë t’i tregohet të gjithë botës se humanizmi nuk ka vdekur. T’i dalësh sot në mbrojtje Kudsit, do të thotë t’i dalësh në mbrojtje paqes, njerëzisë, sepse Kudsi është nderi, memoria e përbashkët, trashëgimia e përbashkët e të gjithë muslimanëve. Në të njëjtën kohë Kudsi është edhe qyteti i bekuar i të tria feve abrahamike”, u shpreh presidenti i Turqisë.

Pasi ka rikujtuar se Izraeli ka martirizuar brutalisht 62 palestinezë duke përfshirë gra dhe fëmijë të cilët rezistuan vetëm me duar për të mbrojtur të drejtat e tyre demokratike presidenti Erdoğan tha se “Si rezultat i sulmeve të Izraelit janë plagosur edhe 2.700 palestinezë nga të cilët një pjesë e tyre në gjendje të rëndë. Po e shpreh hapur se ajo që Izraeli po kryen është banditizëm, brutalitet dhe terror shtetëror”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pamjet e tmerrit/ “Është gjallë…”, tre gra i mbjetojnë rrëzimit të avionit që la mbi 100 viktima
Previous article Akuza e rëndë në Superiore: Po tentojnë të na blejnë, ja protagonistët!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT