• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Trafikuan 1,8 ton kokainë në Gjermani, ZBULOHEN emrat e 13 bosëve shqiptarë dhe 3 të huaj
Home
Breaking News

Trafikuan 1,8 ton kokainë në Gjermani, ZBULOHEN emrat e 13 bosëve shqiptarë dhe 3 të huaj

19 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mësohen identitetet e 13 shqiptarëve të arrestuar në Gjermani të cilëve iu kapën 1,8 ton kokainë me vlerë tregu mbi 400 milion euro.

Shqiptarja.com ka siguruar mandatin e arrestit të policisë gjermane përmes të cilit u bë i mundur arrestimi këtij grupi të organizuar kriminal.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.

E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Cekajt.

Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik.

Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine. Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në politikë dhe aktivitete kriminale.

Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarkeve dhe merrnin sasitë e kokainës.

Mandati i arrestit i policisë gjermane

Policia gjermane

Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë dy ditë më parë dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. N ë këtë operacion ishin përfshishirë 500 forca policore .

“Është një prej sukseseve mëspektakolare në luftën me mafian e  narkotikëve  në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm JoachimHerrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JörgBeyser.

Shqiptarët e arrestuar

1.    Orneo Margjeka

2.    Emiljan Hysenaj

3.    Dashamir Ndoj

4.    Dario Lame

5.    Ervin Llusha

6.    Izmir Lami

7.    Dolan Kocani

8.    Agim Zeka

9.    Marjan Tola

10.  Mevlan Beca

11.  Granit Bajrami

12.  Artan Mehmeti

13.  Blerim Cakraj

 

Të huaj

1.    Alberto Kochsiek

2.    Anel Begovic

3.    Kofi Oteng

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Letra prekëse e Buffon për tifozët e Juventus/ "Ka shumë emocione"...
Previous article Kalinic nuk bind drejtuesit e Milanit, kroati drejt Lokomotivës së Moskës

Redaktor2

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT