• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rama përplaset me gazetaren: Pyet pronarin tënd a jep llogari për vëllanë e tij… (DEBATI I PLOTË)
Home
Shqipëri

Rama përplaset me gazetaren: Pyet pronarin tënd a jep llogari për vëllanë e tij… (DEBATI I PLOTË)

18 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama është përplasur live me një gazetare të Fax News gjatë konferencës së këtij të fundit në Rinas pas kthimit nga Samiti i Sofjes.

Pas debatit me gazetaren në lidhje me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, kryeministri Rama ka ndërprerë fjalën duke i thënë gazetares eja këtu dhe mbaro ti konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit.

Pyetja e gazetares: Si ndiheni kur dy persona që u keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari në arrest shtëpie për trafik droge, dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllain. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Edi Rama: Së pari, janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Së dyti pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla. A do ishte i gatshëm ai pronari juaj, të jepte llogari për vëllanë e tij. (Pronari i FaxNews është Kasem Hysenbelliu, ndërsa vëllai i tij është Irfan Hysenbelliu, pronar mes të tjerash i Neëws 24 dhe gazetës Panorama).

Gazetarja: Unë po ju pyes juve, sepse jeni kryeministër që qeverisni vendin

Rama: Më falni, nuk jemi duke bërë debat. Ju më bëtë pyetjen, unë po ju jap përgjigjen. Ju kërkoni përgjigje nga unë dhe përgjigjja ime është kjo: Pyesni pronarin tuaj dhe thuajini që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain, se janë edhe në të njëjtën fushë të dy.

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe qeverisjen e vendit. Nuk e gjej krahasimin tuaj me vend. Unë ju pyeta se pse duhet të jetë kaq e diskutueshme një Ministri, pse duhet të kemi gjithmonë Ministra që implikohen në këtë çështje për shkak se është nga Ministritë më të rëndësishme të vendit. Kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve që nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu gazetare për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo është pa etikë.

Gazetarja: Nuk është propagandë se kemi dy ministra të akuzuar për trafik droge… nuk mund të pranoj që të thoni se është propagandë.

Rama: Unë jam respektues…

Gazetarja: Dhe unë jam respektuese po nuk mund të pranoj që po bëj propagandë se nuk është propoagandë po thjesht një pyetje

Rama: Hajde këtu dhe mbaro konferencën e shtypit të thuash fjalën e fundit. Mirupafshim!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gomez: Kush ka guxim të ma thotë në sy, Sergio Aguerro ta mbyllë gojën
Previous article Sowe: Dua Kupën dhe çmimin e “Këpucës së Artë”

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT