Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar audio përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike një maskaradë të organizuar nga PD-shpk.
Duke folur në aeroportin e Rinasit pas kthimit nga Samiti i Sofjes Rama tha se ky audio përgjim është për të qeshur dhe për të qarë dhe se këtë maskaradë sipas tij PD e ka bërë kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE.
Pyetjet nga gazetarët
Gjatë mbledhjes ju treguat se i jeni drejtuar një kompanie të huaj për përgjimin e PD, kush është kjo a ka një emër?
“Nuk ia jam drejtuar asnjë kompanie, një agjencie të specializuar, adresën nuk mund ta jap.
Nuk ka vlerën e një prove, ka qenë për mua, provën duhet ta certifikojë prokuroria, por përsa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar hedhur në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.
Dita e djeshme duket t’u ketë dhënë mundësi të gjithëve të shikojë audio videon shpk të PD se në cfarë derexheje është katandisur PD, se cfarë mungesë respekti ka për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë për dicka që e ka pasur në dorë më parë.
Të gjitha janë të mjaftueshme, në një kuptim e falenderoj PD që e bëri të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqej që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it.
Ajo që iu servir publikut shqiptar është një manipulim i shëmtuar” – tha Rama.
ERTV Live😊: Komunikim me mediat mbi Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe ecurinë e përpjekjes sonë diplomatike drejt vendimmarrjes së fundqershorit
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 18. Mai 2018


