“Komunikim me mediat mbi Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe ecurinë e përpjekjes sonë diplomatike drejt vendimmarrjes së fund qershorit”.
Kryeministri Edi Rama tregon se në atë Samit pati qendrime dhe qasje të ndryshme.
“Patëm dy raste të rëndësishme qoftë në mbledhjen e liderëve, edhe në drekën që pasoi dhe pjesën e luanit e mori kjo temë (negociatat). Është e qartë, nuk është sekret, axhendat nuk përkojnë plotësisht, madje pak, axhenda jonë e objektivave të mëtjeshëm të integrimit me axhendën brenda BE me objektivin e reformimit, që është në një situatë shumë kaotike, pasi ka qëndrime dhe qasje shumë të ndryshme.
Ka pak qartësi si do të shkohet në rrugën e reformimit, nëse do të shkohet, pasi proceset brenda BE janë të komplikuara, pasi janë 27 vende që duhet të bien dakord për cdo gjë. BE është në kulmin e një debati të brendshëm dhe nuk ndihmon në atë që është objektivi ynë, por unë dëshiroj të them që ishte një mundësi e mirë që e shfrytëzuam maksimalisht dhe vijoj të mbeten optimist që do të kemi një rezultat pozitiv në fund të qershorit”, tha Rama.
“Samiti i kushtohej konektivitetit në rajonin tonë, infrastrukturës dhe natyrisht nuk ishte një samit për temën që ne na intereson në mënyrë të veçantë por tema ishte e pashmangshme edhe si rezultat i këmbënguljes sonë për të shfrytëzuar hapësirën në dispozicion në funksion të përpjekjes sonë diplomatike drejt fundqershorit. Patëm dy raste të rëndësishme qoftë në mbledhjen e liderëve, qoftë në drekën që e pasoi. Rasti i parë me një axhendë formale, rasti i dytë më i favorshëm sepse ishte bisedë e lirë dhe faktikisht gjithë pjesën e luanit në drekën e liderëve e mori kjo temë që bëri të ishte një drekë relativisht e gjatë. Është e qartë dhe nuk është sekret dhe nuk ishte nevoja të shkonim deri në Sofje për ta mësuar se jemi në një fazë ku axhendat nuk përkojnë, përkojnë pak. Axhenda jonë e objektivave për integrimin me axhendën e BE-së për reformimin, një axhendë në situatë kaotike sepse ka qasje të ndryshme dhe si pasojë ka pak qartësi se si do shkohet në rrugën e reformimit të BE-së dhe si do shkohet sepse dihet se proceset brenda BE-së janë të komplikuara për shkak të 27 vendeve”, deklaroi Rama.
“Mbetem optimist që në fund të qershorit ne do kemi një rezultat pozitiv. Se si do artikulohet ky pozitivitet dhe ca mund të ketë rrugës nuk jam në gjendje ta them sot. Përqendrimi maksimal dhe përpjekja jonë është e fokusuar tek kapërcimi i këtij momenti për një fazë të re”, u shpreh Rama.
Pyetjet nga gazetarët
Gjatë mbledhjes ju treguat se i jeni drejtuar një kompanie të huaj për përgjimin e PD, kush është kjo a ka një emër?
Nuk ia jam drejtuar asnjë kompanie, një agjencie të specializuar, adresën nuk mund ta jap. Nuk ka vlerën e një prove, ka qenë për mua, provën duhet ta certifikojë prokuroria, por përsa më takon jam shumë i qartë, bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar hedhur në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë. Dita e djeshme duket t’u ketë dhënë mundësi të gjithëve të shikojë audio videon shpk të PD se në cfarë derexheje është katandisur PD, se cfarë mungesë respekti ka për inteligjencën e shqiptarëve dhe se pse ka pritur këtë kohë për të bërë këtë gjë për dicka që e ka pasur në dorë më parë. Të gjitha janë të mjaftueshme, në një kuptim e falenderoj PD që e bëri të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqej që dha dje në skenën e teatrit të SHQUP-it.Ajo që iu servir publikut shqiptar është një manipulim i shëmtuar.
/AlpeNews.al
ERTV Live😊: Komunikim me mediat mbi Samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe ecurinë e përpjekjes sonë diplomatike drejt vendimmarrjes së fundqershorit
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 18. Mai 2018


