• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Hapja e negociatave/ Theresa May mesazh edhe Shqipërisë: Luftoni krimin e organizuar, ndryshe s’ka BE!
Home
Shqipëri

Hapja e negociatave/ Theresa May mesazh edhe Shqipërisë: Luftoni krimin e organizuar, ndryshe s’ka BE!

18 May, 2018 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Rajon, Shqipëri

 “Është në interesin tonë të punojmë së bashku me rajonin për t’i adresuar këto sfida të përbashkëta, me të cilat nuk përballen vetëm të gjithë vendet e Ballkanit por edhe shtete të tjera në Evropë e botë”, thuhet në mesazhin e kryeministres, Theresa May, sipas ambasadës britanike në Tiranë.

Kryeministrja e Britanisë ka deklaruar se e shkuara e rajonit ka qenë padyshim e vështirë dhe progresi i Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë ende përballet me rreziqe të shumta.

“Krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, papunësia e të rinjve, emigrimi i paligjshëm, ekstremizmi fetar dhe politik. Nëse nuk adresohen, këto sfida rrezikojnë të minojnë progresin e arritur me vështirësi dhe të bëhen pengesë për rritjen dhe reformimin e mëtejshëm. Prandaj, është në interesin tonë të punojmë së bashku me rajonin për t’i adresuar këto sfida të përbashkëta, me të cilat nuk përballen vetëm të gjithë vendet e Ballkanit por edhe shtete të tjera në Europë e botë”, shprehet ajo.

Samiti i Londrës do të përpiqet të forcojë bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë për të adresuar rreziqe të përbashkëta si korrupsioni dhe krimi i organizuar; përmirësimi i stabilitetit ekonomik dhe mjedisit të biznesit si edhe të nxisë bashkëpunim më të madh politik për ta ndihmuar Ballkanin Perëndimor të zgjidhë mosmarrëveshjet dypalëshe dhe të tejkalojë çështjet e trashëgimisë që rrjedhin nga konfliktet e viteve ‘90.

Samiti ynë, i pesti që mblidhet nën Procesin e Berlinit, së bashku me samitin e Sofjes dhe takimet e tjera të nivelit të lartë këtë vit, janë një tregues i qartë se Ballkani Perëndimor është në krye të axhendës politike evropiane, dhe MB qëndron me vendosmëri në krah të rajonit.

MB ka një angazhim të gjatë e të qëndrueshëm në rajon- gjë që është vërejtur në rolin tonë udhëheqës në konfliktet e viteve ’90, marrëveshjet e paqes që erdhën më pas dhe tranzicionin e periudhës pas-konflikteve- dhe unë dua t’ju siguroj se ky angazhim do të vazhdojë.

“Në Shqipëri ne jemi duke punuar së bashku me brezin e ri të sipërmarrësve shqiptarë, duke i ndihmuar ata të realizojnë potencialin e tyre, duke ndarë me to ekspertizën britanike përmes projektit UK-Albania Tech Hub. Vitin tjetër, MB do të largohet nga BE-ja, por ne nuk do të largohemi nga Europa- ne do të vazhdojmë të promovojmë vlerat europiane, të cilat i kemi të përbashkëta me Ballkanin Perëndimor”.

“Qeveria që unë drejtoj do të jetë gjithnjë në krah të atyre që dëshirojnë t’i mbrojnë këto vlera. Dhe unë besoj, se duke punuar së bashku ne mund t’i tejkalojmë sfidat e së tashmes dhe të sigurojmë një të ardhme më të shndritshme, më të fortë e më të begatë për Ballkanin Perëndimor e për të gjithë ne në Europë”, deklaron May.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Parashikimi i “Michael Owen” për finalen e Champions dhe Kupën e Botës…
Previous article RASTI XHAFAJ/ Drejtori i policisë Ardi Veliu "40 minuta" me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat Breaking News

"VENDI I SHQIPONJAVE NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR"/ Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së Politikë

TRANSFORMIMI URBAN/ Demo: Bashkitë drejt infrastrukturës nëntokësore dhe standardeve të BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT