• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Hahn: “Perspektivë e hapur” për Ballkanin Perëndimor
Home
Intervista

INTERVISTA/ Hahn: “Perspektivë e hapur” për Ballkanin Perëndimor

18 May, 2018 F.autor Intervista

Deutsche Welle: Zoti Komisar, BE u ofron gjashtë shteteve ballkanike në “Deklaratën e Sofjes” një perspektivë evropiane, por jo anëtarësim. A mjafton kjo?

Johannes Hahn: Këtu në Sofje ne përqendrohemi te “konektiviteti”, pra në ato fusha, ku mund të zgjerojmë lidhjet në infrastrukturë, në sektorin e energjisë dhe në ofertat digjitale me njëri-tjetrin.

Kjo ndikon edhe në një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Evropian. Me këtë perspektivë evropiane ne ofrojmë investime shumë konkrete në infrastrukturë.

A nuk shkoni me këtë një hap më pas premtimeve tuaja, që i dhatë 15 vjet më parë në Selanik, pikërisht për zgjerimin?

Jo, ne kemi strategjinë e Ballkanit Perëndimor, të cilën e kemi publikuar në shkurt. Ajo tregon qartë një perspektivë evropiane për të gjitha këto shtete. Por ende duhet bërë shumë. Ne jemi në shkëmbim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me shtetet. Disa kanë ecur më shpejt se të tjera, të gjithë kanë bërë përparime. Një aspekt shumë i rëndësishëm është që këto shtete të përgatiten për një anëtarësim të ardhshëm në BE edhe në infrastrukturë. Ne po punojmë për një zonë rajonale të tregtisë së lirë, që do t’u mundësojë shteteve që të kenë marrëdhënie më të mira tregtare me njëra-tjetrën.

Synimi është që të rritet rendimenti ekonomik i të gjithë kandidatëve, që ata të bëhen më solidë dhe rezistencë dhe më të aftë për konkurencë në Evropë.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë edhe një sërë konfliktesh për të zgjidhur me njëri-tjetrin. Le të marrim si shembull grindjes midis Serbisë dhe Kosovës për njohjen e Kosovës si shtet. Si mund të ndihmojë BE që t’i zgjidhë këto konflikte?

Besoj se horizonti i një perspektive evropiane shkakton në rajon një lëvizje shumë të fortë në çështjet politike në rajon. Ne sapo kemi parë që ishte e mundur të zgjidhet një konflikt kufitar pas dy vjetësh e gjysmë midis Kosovës dhe Malit të Zi. Duket se do të kemi së shpejti një zgjidhje në grindjen për emrin e shtetit midis ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) dhe anëtares së BE, Greqi. Dinamika e ka shtyrë përpara edhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Ne kemi thënë gjithmonë qartë dhe këtë e dinë të gjithë: nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri, pa u zgjidhur më parë të gjitha konfliktet bilaterale. Kjo ka bërë tashmë efekt.

Komisioni Evropian ka përmendur vitin 2025 si datë të mundshme anëtarësimi për Serbinë dhe Malin e Zi, po të ecin të gjitha sipas planit. Shtetet anëtare nuk e përmendin këtu në Sofje këtë datë. Pse jo?

Kjo ka qenë një lloj “date orientuese”. Vendimet do të merren vetëm në takimin tonë të radhës të Bashkimit Evropian në fund të qershorit. Këtu bëhet fjalë vërtet për një datë të përkohshme, e cila duhet të tregojë seriozitetin dhe besueshmërinë e të gjithë procesit. Ne ndihemi të lidhur me detyrimet tona, por tani varet nga shtetet e Ballkanit që të arrijnë përparime.

Johannes Hahn është Komisar i Zgjerimit të BE dhe zhvillon negociatat e anëtarësimit me shtetet kandidate.

Intervistën e zhvilloi Bernd Riegert.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ERMALI SHEFI I KUFIRIT": Mashtrimi që nxorri BLLOF mediat pas deklaratave të “dëshmitarit X”
Previous article Horoskopi ditor, e premte 18 Maj/ Kini KUJDES në punë. Disa probleme do t'ju shkaktojnë...

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje Intervista

INTERVISTA/ Rama kritika BE-së: Gabim që ia la SHBA-së negociatat me Rusinë! Ja pse kërkova anëtarësim pa të drejtë vetoje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT