• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Thaçi: Nga marrëveshja përfundimtare do të fitojnë edhe Kosova, edhe Serbia
Home
Rajon

Thaçi: Nga marrëveshja përfundimtare do të fitojnë edhe Kosova, edhe Serbia

17 May, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar gjatë qëndrimit të tij në Sofje të Bullgarisë ku po merr pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, se ka pajtueshmëri me presidentin e Serbisë,. Aleksandar Vuçiq për përmbylljen e dialogut me një marrëveshje ligjërisht obligative.

 

 

Është dakordim i përbashkët i dy presidentëve që dialogu të vazhdojë në një të ardhme të afërt me lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe akterëve tjerë që duan të ndihmojnë. Tha Thaçi.

“Ky është një momentum i ri, që kërkon mobilizimin e të gjitha forcave dhe energjive të skenës politike institucionale, të shoqërisë civile dhe medieve në Kosovë”, tha Thaçi, duke besuar se epilogu i bisedimeve do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe sigurimi i ulëses për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk do të jetë proces i lehtë për Kosovën, por as për Serbinë. Nuk do të jetë një ‘100 përqindësh’ as për Kosovën dhe as për Serbinë. Por, si Kosova ashtu edhe Serbia me këtë marrëveshje do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, theksoi Thaçi.

Ai tha se me marrëveshjen finale do të ruhet integriteti dhe sovraniteti i Kosovës.
“Jam i sigurt që procesi do të përmbyllet me një konkluzion ‘win-win’, që nënkupton se edhe Kosova edhe Serbia do të kenë të ardhme konkrete evropiane pas zbatimit të asaj marrëveshje. Pra, nuk do të ketë humbës dhe nuk do të cenohet njëri apo tjetri shtet, por do të gjinden modalitete bashkëpunimi sipas standardeve evropiane për akomodimin sa më afirmativ të komunitetit serb të Kosovës”, tha Thaçi.

Gjatë qëndrimit në Sofje, ai ka takuar presidentin serb Vuçiq, si dhe liderët e shteteve tjera të Ballkanit dhe ata të Bashkimit Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MotoGP/ Lajm i mirë për skuderinë Suzuki, vjen zyrtarizimi
Previous article Neymar duket që s’po mendon fare për Kupën e Botës

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT