Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gramsh. Krushku i shkon mik, ai e rreh rëndë në shtëpinë e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poroçan. M.R. 77 vjeç ka shkuar për miqësi tek krushku i tij Xh.C, por pasi kanë ngrënë e pirë ka nisur sherri.
Sipas burimeve të policisë, fillimisht ka pasur grindje me fjalë fyese, por më pas sherri ka degraduar me grushta dhe shkelma deri sa i zoti i shtëpisë e ka flakur jashtë derës mikun.
I moshuari i është drejtuar policisë dhe ka depozituar kallzim penal për krushkun.
Ndaj tij ka nisur çështja parashikuar nga nenet 77 dhe 130/a/1 i Kodit Penal


