Arrestohet nga policia për armëmbajtje pa leje Kelmend Xhaferri 36-vjeç. Ai u prangos gjatë një kontrolli mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘5 Maji’ në qytetin e Elbasanit në kuadër të operacionit për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Xhaferri ishte në masën arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë për incidentin e një viti më parë ku u përplas makina e policisë, pasi iu gjet një armë p aleje, por lëvizte i lirë. Në momentin e ndalimit nga policia mbërmë, ai hodhi armën dhe tentoi që të largohet, por u prangos. Report sjell pamjet e momentit të arrestimit të tij.
Në lagjen “5 Maji” në rrugën “Lef Nosi”, Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsh”.
Policia e Elbasanit
Momenti i arrestimit të Kelmend Xhaferri
Xhaferri është një person me precedent penal, pasi u ndalua në shtator të 2017 pas incidentit ku u përplas makina e zv/ drejtorit të policisë te Tregu Agro Ushqimor në lagjen “Dyli Haxhire”. Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.
Gjatë operacionit në shtator të 2017, Kelmend Xhaferrit gjatë kontrollit të banesës iu sekuestrua një pushkë sportive pa leje. Gjykata vendosi masën arrest shtëpie, por ai lëvizte sërish i lirë, madje i armatosur duke u arrestuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


