Ky është Klajd Leka, adoleshenti shqiptar i cili mbrëmjen e së martës humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor.
17-vjeçari nga qyteti i Laçit jetonte në Milano. Ai udhëtonte me një skuter, kur u përplas me një makinë në një kryqëzim mes D’Annuzio dhe Parini, në Seggiano.
Karabinierët vijojnë ende punën për të zbardhur dinamikën e saktë të kësaj tragjedie, ndërsa familja, miqtë e njerëzit e tij të dashur bëhet gati për ta përcjellë të riun për në banesën e fundit.
I gjithë komuniteti në Pioltello, ku jetonte Klajdi është tronditur nga humbja e tij.



