Pamje te trishta jane shperndare sot ne internet, pas publikimit ne emisionin investigativ Boom, te një gruaje e cila është nxjerrë jashtë nga banesa e saj sepse Gjykata e Shkallës së Parë në Tirane ka vendosur që shtëpia t’i lihet në përdorim nuses se djalit për 5 vite, ndërsa kjo e fundit duhet t’i japë 15 mije leke çdo muaj, pa u specifikuar se cilit nga 4 bashkë pronarët e këtij apartamenti. Këte vendim e ka lënë ne fuqi edhe gjykata e Apelit.
Në këto kushte zyra përmbarimore ka nxjerre forcërisht nga shtëpia 65 vjecaren dhe djalin e saj, për t’i lënë në posedim këtë prone ish bashkëshortes së djalit.
Në vendin e Gjykatës nuk thuhet në asnjë moment që zonja Sherife te dale jashte.
Sherife Tosniku se bashku me 3 fëmijet e saj është pronare e një apartamenti 84 metra katrore ne rrugen Shemsie Haka. Edhe pse zotëron një çertifikate pronësie ajo e pa veten të hedhur në rrugë forcerisht nga përmbarimi. Gjithçka filloi 2 vite me parë kur djali i zonjës Sherife divorcohet nga bashkëshortja.


