• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AUDIO PËRGJIMI/ Alibeaj: Fatmir Xhafaj, ashtu si Tahiri KËRCËNOI Ramën
Home
Shqipëri

AUDIO PËRGJIMI/ Alibeaj: Fatmir Xhafaj, ashtu si Tahiri KËRCËNOI Ramën

16 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke bërë një paralelizëm mes tij dhe Sajmir Tahirit.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha në një konferencë për mediat se Xhafaj i bëri të qartë Ramës se largimi i tij do të thotë rrëzim për qeverinë.

“E vërteta është se materiali audio nuk bën një jetë normale, ai është drejtues i trafikut të drogës, me mbrojtjen e Ministrit të Brendshëm.

Fatmir Xhafaj e di se i vëllai i tij merret me trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës kur ministër i Brendshëm është ai.

Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë lidhur me përgjegjësinë pse nuk zbatohet ligji anti-mafia.

Akuza e Fatmir Xhafajt është kriminale, kur thotë se opozita vepron për interesa kriminale, është njësoj sikundër deklaronte Edi Rama dhe Saimir Tahiri, kur ne denonconin trafikun e drogës, lidhjet me bandat kriminale dhe Habilajt.

Opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e krimit me qeverinë. Nuk na tremb dhe as nuk tërhiqemi kur na akuzojnë me burg, dhe nuk kërcënojnë me burg trafikantët e drogës”, tha Enkelejd Alibeaj.

Deklarata e plotë

Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baraz rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg!

Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmëroi Ramën se largimi i tij do ta thotë rënie e qeverisë!

Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, Ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpunon me djallin për të rrëzuar qeverinë!

Por kjo është më e parëndësishmja dhe pjesë e luftës së tyre të brendshme për pushtetin e kriminalizuar deri në palcë!

E vërteta është se materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.

Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjensi të paidentifikuara!

Fatmir Xhafaj pati guximin të flasë edhe për dhimbjen e tij si vëlla pse vëllai trafikant droge, më në fund po kryen dënimin e merituar, si çdo qytetar tjetër në të njëjtat rrethana. Por, njësoj si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjësinë e tij direkte për moszbatimin e logjit Antimafia!

 

Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit Antimafia!

Është gënjeshtër dhe mashtrim se ai nuk i pengon hetimet për vëllain trafikant droge nga detyra e Ministrit të Brendshëm!

 

Është kriminale akuza e Fatmir Xhafajt se opozita vepron për llogari të interesave kriminale!

 

Është i njëjti qëndrim si i Saimir Tahirit dhe Edi Ramës, kur ne denoncuam kriminelët e Edi Ramës në parlament dhe bashki, kur denoncuam avionët e drogës, kur denoncuam kanabizimin e vendit, kur denoncuam se Saimir Tahiri kishte lidhje me bandat e trafikut te droges, kur denoncuam se është Edi Rama arkitekti i bashkëqeverisjes me krimin!

 

Opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin! Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon  me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!

 

Beteja jonë do të vazhdojë me të njëjtën forcë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Messi sfidohet nga një shqiptar, efikasiteti i tij është mbreslënës
Previous article VRAU FOSHNJËN PASI E LINDI NË TUALET/ 19 vjeçarja shqiptare tregon KRIMIN: I mbusha gojën me facoleta se qante dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT